02 settembre 2016

"URA e VASHES", nder Monumentet e kulturës si destinacione turistike në rrethin e Dibrës

Ura1TIRANË, 31 Gusht / ATSH / – Një ndër destinacionet turistike për ata që pëlqejnë historinë dhe kulturën janë dhe monumentet e  kulturës.
Një ndër to është dhe Ura e Vashës, që ndodhet mbi lumin Mat mes Klosit dhe fshatit Guri i Bardhë, rreth 200 m  nga rruga e Arbërit dhe që është në rindërtim.  Ura është ndërtuar me gurë e llaç gëlqeror dhe ka hark në krahun e djadhtë dhe një dritare shkarkuese.
Këmbët e urës janë vendosur mbi dy brigje shkëmborë. Gjatësia e saj  është 11m, lartësia nga sipërfaqja e ujit është 7m, gjerësia 2.8m.
Sipërfaqja e urës është shtruar me kalldrëm me gurë lumi, llaç gelqere dhe rrasa guri. Ura e Vashës është shpallur Monument Kulture nga Ministria e Arsimit dhe Kulturës  që në vitin 1983.
Ura e Vashës vizitohet nga shumë turistë shqiptarë e të huaj, madje edhe një tabelë e vogel ku shkruhet “Ura e uraVashës” është vendosur nga turistët çek.
Për t’u mundësuar turistëve të vizitojnë urën, duhet të hapet një rrugë automobilistike nga rruga e Arbërit e deri te monumenti, një kosto jo shumë e lartë për shkak të afërsisë me rrugën kryesore.
Kjo urë mbart vlera të mëdha historike por edhe arkitektonike, për më tepër në një peisazh natyror të mrekullueshëm.
Kjo është një nga monumentet e shumtë që ka rrethi i Dibrës.
Kjo zonë ka vlera turistike në të katër stinët, në verë për peizazhet e bukura natyrore e në dimër frekuentohet për sportet e lartësive./m.m
https://www.ata.gov.al/monumentet-e-kultures-si-destinacione-turistike-ne-rrethin-e-dibres/

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate