
Sinjalin e parë e dha këto ditë një flamingo Juvenil që nuk dihet prej nga fluturonte, por synimi o tij ishte laguna e Karavastasë.
Erërat e forta dhe lodhja ia kanë devijuar itinerarin dhe ai u gjet në gjendje të drobitur fizike në breg të detit pranë Malit të Robit. Disa qytetar e gjetën dhe njoftuan institucionet që kujdesen për kafshët dhe shpendët e braktisur.
Ai u mor nga punonjësit e AdZM -së Fier dhe pasi u kontrollua për dëmtime të ndryshme, u lëshua në lagunën e
Karavastasë atje ku dhe ishte destinacioni i tij.

Ky flamingo është fluturaku I parë që sinjalizoi se pas tij kjo lagunë do të pres dhe shumë të tjerë.
Pas pak ditësh në ujrat u ngrohtë të strugave të lagunës, do të ketë një spektakël të vërtet baleti të krijuar nga këta zogj tepër të bukur dhe gazmor.
Pas tyre do të vërshojnë turistët e vëzhgimit të shpendëve dhe Divjaka vijon të mbetet një qendër turistike për turizmin e vëzhgimit.
/a.g
https://www.ata.gov.al/ne-lagunen-e-divjakes-rikthehen-krillat-spetakli-filloi/
Nessun commento:
Posta un commento