TIRANE, 16 Shtator/ATSH/- Shqipëria për herë të parë është vend partner në Panairin e Shtutgartit, që zhvillohet në 14-22 Janar 2017.
Prezenca qëndrore vizuale e Shqipërisë në këtë panair është e rëndësishme se në Shtutgart marrin pjesë agjencitë turistike më të mëdha botërore për atë që njihet si turizëm “Out Going”.
Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, së bashku me Agjencinë Kombëtare të Turizmit, kanë nisur përgatitjet për të maksimizuar përfitimet nga ky eveniment i rëndësishëm në turizëm. Në kuadër të këtyre përgatitjeve është organizuar vizita e një grupi prej 11 gazetarësh gjerman, të medias së shkruar dhe televizive, të cilët po shohin nga afër vendin dhe do të raportojnë përmes mediave të tyre gjetjet personale mbi turizmin shqiptar.
Ministrja Ekonomi, u takua me këtë grup gazetarësh në Amfiteatrin e Durrësit, nga ku zhvilloi një bashkëbisedim të gjatë duke iu përgjigjur interesit të tyre për turizmin shqiptar. Çdo të thotë për Shqipërinë të qënurit vend partner në këtë panair.
Ministrja Ekonomi tha se “për turizmin shqiptar do të thotë më shumë vizibilitet në tregun europian ose edhe më gjerë, sepse duke qenë vend partner janë më shumë të fokusuar drejt teje ata që janë tur operatorët ose agjenci që kryesisht merren me outgoing, sipëmarrjet turistike që nxjerrin turistë jashtë vendit të tyre dhe në këtë rast drejt Shqipërisë. Për ne është shumë e rëndësishme që kemi zënë këtë pozicion. Kemi një stendë më të madhe dhe tregojmë më shumë Shqipërinë turistike”.
Sipas saj, Samiti i Berlinit dhe përpjekjet e bëra nga GIZ në Shqipëri, kanë rritur vëmendjen ndaj turizmit shqiptar pa harruar punën e mirë që ka bërë media ndërkombëtare sepse Shqipëria, përveç shtypit gjerman, kanë qenë qendër të vëmendjes edhe në shtypin anglez, italian, grek, spanjoll, ballkanik, amerikan, francez dhe të gjitha bashkë influencuan që Shqipëria të ishte vend partnet në CMT ”.
Axel Recht, menaxher i komunikimit për panairin e Shtutgartit, i pyetur nga media se çfarë do të mund të përfitojë Shqipëria nga ky panair u shpreh se: “CMT është emri i këtij panairi ku Shqipëria do të jetë partner. Panairi CMT ka rreth 220 mijë vizitorë. Ky është panairi më i vizituar në Gjermani. Kjo për Shqipërinë është shumë e rëndësishme sepse vizitorët që shkojnë në panair do të mund të njihen me këtë vend. Shtutgarti është pjesë e Baden-Württemberg dhe njerëzit që jetojnë në këtë rajon, duke u krahasuar me pjesën tjetër të Gjermanisë, janë njerëzit të cilët udhëtojnë më shumë dhe duke patur një përqendrim industrial të madh, si prodhimi i makinave Mercedes etj, do të thotë që këta njerëz kanë para dhe janë një potencial shumë i madh, ku sigurisht edhe për Shqipërinë do të ketë një impakt ku dhe Shqipëria do të jetë një vend partner”, deklaroiAxel Recht.
Ndërsa Simone Hafele, gazetare nga Schäbische Zeitung, tregon se sa e njohur është Shqipëria në tregun gjerman të turizmit.
“Shqipëria nuk është një vend i njohur për gjermanët dhe për turistët gjermanë, por sigurisht Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e ardhshme më interesante dhe për këtë lloj tregu pasi, siç e dini, edhe në Lonely Planet Shqipëria qëndron në listën e 10 vendeve që turistët duhet të vizitojnë. Gjermanët e ndjekin këtë sajt dhe janë të interesuar për destinacione të reja, duke qenë se Shqipëria është në listën e vendeve të reja dhe të panjohura. Sigurisht që turistët gjermanë do të jenë të shumtë në numër. Disa prej tur operatorëve gjermanë e ofrojnë Shqipërinë si destinacion duke i bërë Shqipërisë, në këtë mënyrë , publicitetin e duhur për ta vizituar sa më shumë atë” u shprehSimone Hafele.
Martina Hildebrand gazetare Nürnberger Nachrichten thotë se si do ta trajtojë shkrimin për median ku punon.
“Ajo çka do doja unë të shkruaja në artikullin tim ka të bëjë me Shqipërinë, e cila po mundohet të mos bëj të njëjtat gabime siç kanë bërë vendet e tjera si Italia dhe Spanja me ndërtime të shumta. Kjo është dita e dytë e udhëtimit tonë. Nuk e kam vizituar më parë Shqipërinë dhe do të doja të shprehesha shumë pozitivisht për të, pasi jam shumë e kënaqur që ndodhem këtu dhe që po vizitoj vendin tuaj. Vajza ime e madhe ka bërë një kurs në Maqedoni dhe gjatë asaj periudhe ka vizituar edhe Shqipërinë. Pas vizitës së saj të parë ajo ka ardhur sërish dhe ka qëndruar për rreth një muaj në Shqipëri, me çantë në shpinë. Ajo më është shprehur shumë e lumtur për vendin tuaj dhe ku më ka treguar se shqiptarët janë njerëz dashamirës dhe shumë të shoqërueshëm me të tjerët dhe pikërisht kjo gjë më ka nxitur për të ardhur këtu dhe për të parë këtë vend për të cilin ajo më fliste me aq shumë dashuri” tha Martina Hildebrand.
Ministrja Ekonomi u tha gazetarëve gjerman se “deri përpara vitit 2013, Shqipëria merrte pjesë në 4-5 panaire. Nga viti 2014 deri më tani kemi marrë pjesë në 30 panaire ndërkombëtare. Së shpejti do të organizojmë edhe një panair ndërkombëtar në Shqipëri. /a.gh
ttps://www.ata.gov.al/turizem-shqiperia-nis-pergatitjet-per-panairin-e-shtutgartit/
Nessun commento:
Posta un commento