
Gjatë qëndrimit të tyre në vendin tonë, u realizua një prezantim mbi turizmin shqiptar dhe veprimtarinë e Agjencisë Kombëtare të Turizmit.
Në këtë prezantim, fjalën e hapjes e mbajti Kryetari i Shoqatës “Press Club Polska”, Jaroslav.
Fjala e tij konsistoi në nxitjen e bashkëpunimit ndërmjet autoriteteve, shoqatave dhe biznesit privat të përfshirë në sektorin e turizmit në të dyja vendet.

Prezantimin nga Agjencia Kombëtare e Turizmit e mbajti, Sokol Kongoli, ku theksoi rëndësinë e shkëmbimit të informacionit, shkrime në median e shkruar dhe krijimi i kushteve për pjesëmarrje në panaire për promovimin e gjithë formave të turizmit.
/a.g/
Nessun commento:
Posta un commento