TIRANË, 15 Shtator / ATSH / – Vjeshta erdhi me ndryshimin e temperaturave dhe me shira që në disa zona krijoi edhe problematika, por kjo nuk pengoi turistët e huaj të vazhdojnë vizitat në Shqipëri dhe kryesish në zonat malore.
Thethi dhe malësia e Shkodrës kane qenë destinacioni i tyre këto ditë. Vendet piktoreske të këtyre zonave ndodhen larg rrugës automobilistike dhe pjesa tjetër e rrugës bëhet në këmbë apo me kafsh transporti.
Për t’i çuar vizitorët në vendin e kërkuar, banorët vendas kanë krijuar grupe të posaçme guidatorësh, tashmë të specializuar në udhëheqjen e turistëve të huaj në vendet piktoreske.
Ngjitja me kafshë e lartësive të zonës nuk është thjesht një mundim, por një aventurë sportive e grupit lëvizës.
Ata prezantohen dhe njihen me natyrën piktoreske, me historinë, me traditat dhe kulturën e fshatrave ku shkelin. Jane të paisur me çadrat alpine që i sigurojnë një pushim dhe fjetje të ngrohtë edhe në këto lartësi dhe mot të pa qëndrueshëm, ata vazhdojnë të preferojnë natyrën tonë malore. /a.ke
https://www.ata.gov.al/turiste-nga-europa-ngjiten-ne-lartesite-e-thethit/
Nessun commento:
Posta un commento