14 settembre 2016

Vizitore te shumte në Amfiteatrin e Durrësit gjatë këtij sezoni turistik 2016

durres1TIRANË, 13 Shtator / ATSH / – Një vizitor vendas apo i huaj që vjen për herë të parë në qytetin e Durrësit,veç të tjerave mund të vizitoj edhe disa objekte që lidhen me historikun e qytetit.
Janë të shumtë turistët që e vizituan këtë qytet në sezonin veror që shkoi.
Vetëm në periudhën janar- gusht 2016 Amfiteatri i Durrësit shenon shifrën 6,044 vizitorë, ndërsa Muzeu Arkeologjik në Durrës kap shifrën 5,007 vizitorë për të njëjtën periudhë  janar-gusht, me një rritje të ndjeshme në muajt qershor, korrik dhe gusht.

Muzeu Arkeologjik është përuruar më 13 prill 2002. mbi bazën e materialeve të Muzeut të parë arkeologjik, i hapur më 13 mars 1951.
Ekspozita është organizuar në tre pavione sipas periudhave historike. Salla e parë fillon me vitrinën e gjetjeve prehistorike në qytet e rreth.
Në rend kronologjik ndiqet pandërprerje historia e qytetit në periudhën arkaike, klasike dhe qytetare ilire deri në shek.I p.e.re. Në vazhdim shpaloset zhvillimi topografik, ekonomik, politik e  kulturor i Dyrrachiumit romak. Në aspektin tematik ky qytet dëshmon praninë e një popullsie autoktone ilire me botë të pasur shpirtërore. Durrësi paraqitet qendër me ekonomi shumëdegëshe dhe që tregtonte me shumë qendra mesdhetare. Mesjeta përshinë 15 shekuj nga shek. V-XV dhe mbyllet me periudhën turke.
Mund të vizitoj Torren Veneciane,Kulla rrethore (Torra), u ndërtua në shek. XV mbi kullën bizantine. Kjo dëshmohet durres3nga prania e blloqeve nga rrethoja e mëparshme, e fragmenteve arkitektonike dhe e relieveve antike. Kulla ka diametrin 16m dhe lartësinë 9m. Në kullë hyet nëpërmjet një porte në formë harku me tulla. Kulla është e paisur me 5 frëngji dhe 3 ndarje (kthina). Perimetri sipër mbyllet me bedena. Ambienti i brendshëm është ndërtuar me tulla në formë kupole. Ngjitja në lartësi bëhet nga brenda, me shkallë të ngushta e të prjerrta.
Po kështu mund të vizitohet dhe Hamami (banjo), është godinë publike me arkitekturë tipike e periudhës turke. Ajo është ndërtuar në shek. XVIII në këndin juglindor të qytetit mesjetar.
Në qendër ka pasur një kupolë sferike me lartësi 5.8m, pajisur me 12 dritare të vogla për ajrosje. Ambientet ngroheshin me avull nëpërmjet tubacioneve qeramikë. Furra gjendet në pjesën e prapme të hamamit. Ka qenë shumë e dëmtuar. U rikonstruktua në vitin 1980.
Një kuriozitet për vizitorin mund të përbëjë dhe Pusi I Top Hanes.pusi-i-top-hanes
Emërtimi Top-Hane tregon funksionin fillestar si punishte për prodhimin e barutit. Prania e burimit të  ujit në lagjen Varosh (jasht kalasë), krijoi mundësinë e ndërtimit të një pusi në shërbim të banorëve të saj, rreth shek. XVI.
Ai u ndërtua mbi një bazament  katërkëndësh me gurë, rrethuar me katër kolona graniti të periudhës bizantine të ripërdorura.
Ka dhe mjaft objekte të tjera që një turist,Brenda disa orëve që kalon në qytetin e Durrësit,mund ti vizitoj e të mbetet i impresionuar.
/a.g
https://www.ata.gov.al/rekord-vizitoresh-ne-amfiteatrin-e-durresit-gjate-ketij-sezoni-turistik/

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate