12 settembre 2016

Tirana në sytë e një japonezi: Ushqime të lira dhe Nënë Tereza e famshme (Foto)

12 Shtator, 2016

Yoshinori Saito është një japonez i cili pasionin e tij më të madh ka udhëtimet. Pjesë e turit të tij 5 mujor është bërë edhe Shqipëria.

Ai ka vizituar Tiranën dhe ka ndarë me miqtë e tij në rrjetin social Facebook, momentet më të bukura të këtij udhëtimi. Në fotot që ai ka zgjedhur si më pikantet dhe mbreslënëse për të, japonezi evidenton se sa lirë shkon të ushqehesh në Shqipëri.
“Nuk është ushqim tradicional shqiptar, por është i lirë, vetëm 3 euro”, shkruan ai në një foto të ushqimit që ka konsumuar.



Gjithashtu, një akullore e shijshme i ka lënë mbresa Soitos, i cili sërish thekson se sa e lirë është ajo, 50 lekë.


Kioska private – i quan japonezi shitësit ambulantë anë rrugës – teksa ka postuar foton e një gruaje që shet cigare.



Nënë Tereza e ‘gdhendur’ në një taksi është një tjetër moment që japonezi ka shkrepur nga objektivi i aparatit të tij. “Nënë Tereza është e famshme në Shqipëri, ajo është një heroinë këtu”, – shkruan Saito.



Dy janë elementët që i kanë bërë më shumë përshtypje nga Shqipëria. Kërpudha tek kryeministria, dhe shoferi i autobusit që pi cigare!

“Çfarë është kjo kërpudhë!, shkruan i habitur japonezi, teksa ka postuar foton e kërpudhës që kryeministri Edi Rama ka zgjedhur si ‘dekor’ në ambientin e lulishtes së godinës së qeverisë.



Momenti i dytë: Shoferi (i udhëtimit Mal i ZI- Shqipëri) hap dritaren dhe nis të pi cigare edhe pse ngjitur me të është një tabelë që thotë “Nuk lejohet cigarja”.  http://www.standard.al/2016/09/12/tirana-ne-syte-e-nje-japonezi-ushqime-te-lira-dhe-nene-tereza-e-famshme-foto/

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate