28 settembre 2016

Spelolog italianë, drejt lartësive të shpellave në veriun shqiptar

nikajTIRANË,28 Shtator / ATSH.N.Lena/ – Speleolog italianë të Shoqatës speleologjike “Boegan”, së bashku me specialistët e natyrës në Shqipëri, u ngjitën në lartësitë e Nikaj Mërturit drejt shpellave të kësaj zone për eksplorimin dhe sugjerimin e vendeve shpellore, si destinacione për turizmin spelologjik, atë natyror dhe të aventurës.
Ata erdhën  me ftesë të qendrës “Alpe” dhe të Njësisë administrative Nikaj-Merturi.
Gjashtë speleolog italianë me në krye presidentin e shoqatës Louis Torelli,  filluan  dhe mbaruam eksplorimin e shpellës së Kolë Gegës e cila ndodhet midis Palcit dhe Kotecit.
Mbi 1000 metra  e gjatë dhe  rreth 2000 metra eksplorim, me hyrje në shpatin mbi liqenin e Komanit dhe me drejtim dalës mbi fshatin Varg, pra në qendër të Nikaj-Merturit dhe  250 metër poshtë nën tokë,raporton për ATSH-në Ndoc Mulaj shoqëruesi i ekspeditës dhe njohës i mirë i kësaj zone.
“Në pjesën e parë të hyrjes së shpellës, nga tavani i saj rrjedh fuqishëm një burim uji i cili shtohet përgjatë shpellës deri në një vade të mirë. Po them një vade sepse po të tregoj sasinë e vërtetë të saj, frigohem se  do të mendonin menjëherë për të ndërtuar edhe aty hidrocentrale”, thotë Ndoci.
Spelologët italianë dhe ata shqiptar u futën në brendësi të shpellave dhe mbajtën shënime për atë që ka ndodhur në miliona vjet më parë.nikaj8
Përgjatë gjithë  gjatësisë së saj, jemi shoqëruar nga banoret e vetëm të shpellave, lakuriqët e natës.
Natyra brenda saj ka krijuar mrekullira, me stalakmide e stalaktide e formacione te tjera të rralla shkëmbore përgjatë gjithë gjatësisë së saj, tregon Ndoc Molaj.
Shpella është shumë e bukur dhe duke qenë se ndodhet afër një shtegu po aq të bukur i cili lidh Palcin me Kotecin, Vargun e Lekbibajt, përbën një mundësi të madhe për zhvillimin e turizmit në Parkun Natyrorë Nikaj-Merturi, pasi nuk ndodhet lart në male por mbi liqen dhe afër qendrave të banuara.
Pra, është atraksioni më i ri dhe më i domosdoshëm në funksion të zbatimit të strategjisë zonale për zhvillimin e një turizmi të qëndrueshëm në këtë krahinë.  Identifikimi i kësaj shpelle u bë  pas një projekti të GIZ për identifikimin e shpellave dhe të atraksioneve të reja turistike në  Nikaj-Merturi, e cila që në pamje të parë ngjalli interes të madh për ta eksploruar.
Emri i vjetër i shpellës është “Shpella e Kolë Gegës” dhe nuk dihet prejardhja e këtij emri, por shpella njihet nga banorët e brezave më të rinj edhe me emrin “Shpella e Prendë Gjinës”, padyshim një grua burrneshë, e fortë, e cila për disa vite ka veruar tufën e dhive në hyrje të kësaj shpelle.
nikaj5Një banore e vjetër e zonës tregon këtë histori për shpellën: ajo thotë se në fund të Shtatorit kur Prenda kthehej nga shpella, dhitë e saja ishin më të mirat në të gjithë malësinë.
Mirënjohje e respekt per kete grua te Nikajve, simbol i kesaj mrekullie natyrore te Nikaj-Merturit.
Gjashtë speleologët italian dhe ekipi shoqërues shqiptarë, gjetën një mikpritje të ngrohtë nga banorët e zonës dhe u ndihmuan nga ata në eksplorimin e shpellës dhe në shtigje të reja ku mund të kalonin. Kjo zonë e thellë e malësisë, ka shumë arsye për tu parë me syrin e investimeve përsa i përket turizmit malor dhe atij të biodiversitetit.
Ndoci e mbyll raportimin e tij nga Nikaj-Merturi me një urim tepër tipik për zonën ku është rrit:” Epja Zot Nikaj-Mërturit”!
/a.g/
https://www.ata.gov.al/spelolog-italiane-drejt-lartesive-te-shpellave-ne-veriun-shqiptar/

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate