TIRANE, 10 Shtator/ATSH/- 18 notare amatore britanike dhe 2 franceze, mes të cilëve edhe 2 femra, do të përpiqen sot për të kaluar me not ngushticen e Korfuzit, si pjesë e një aktiviteti ndërkombëtar të organizuar nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit.
Kjo është hera e parë që një numër kaq i madh notarësh bëjnë përpjekje për të notuar nga brigjet shqiptare drejt atyre të Korfuzit.
Organizatori britanik, Nicholas Cookson, theksoi se ” ideja ka lindur dy vite të shkuara kur me mikun tim te femijerise, Auron Tare, menduam se do te ishte një mundësi e shkelqyer të promovonim një aktivitet të tille midis brigjeve shqiptare dhe atyre greke. Sot ne do të përpiqemi të notojmë midis brigjeve shqiptare dhe Korfuzit me idenë se çdo vit do të sjellim më shumë njerez që kanë dëshirë të bëjnë këtë kalim me not duke promovuar Shqipërine dhe Korfuzin”.
Nga ana e tij, Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Auron Tare, u shpreh se “ky aktivitet modest kërkon të krijoje një event ndërkombetae për promovimin e turizmin në Shqipëri edhe me ide te tilla të sporteve të aventures. Ndërkohë, është hera e parë që një numër i tillë notarësh do të tentojnë të kalojnë ngushticën e Korfuzit duke sjellë edhe një jehone ndërkombëtare”.
Kanali i Korfuzit ka një ngushticë detare rreth dy milje që ndan Shqipërine me ishullin grek të Korfuzit, qe është një prej kalimeve më të njohura për navigacionin ndërkombëtar. /a.ke
https://www.ata.gov.al/20-notare-te-huaj-nga-brigjet-shqiptare-drejt-korfuzit/
Nessun commento:
Posta un commento