
Bashkë me to do të ankorohen edhe disa velierë luksozë, që prej disa vitesh ndalojnë në portin më të madh të vendit.
Kroçerat që kryejnë ture adriatiko-joniane në portin e Durrësit nga 26 marsi i këtij viti deri në fund të muajit gusht kanë sjellë në qytetin bregdetar 8580 udhëtarë, ose 520 turistë më shumë se sa gjatë gjithë vitit 2015.

Megjithëse Durrësi është një port përpunimi mallrash, Autoriteti Portual APD ka marrë të gjitha masat për ankorimin e kroçerave në kalatat qendrore 4 dhe 5, si dhe për lehtësimin e lëvizjes së turistëve në hapësirën portuale gjatë qëndrimit prej 10-14 orë në Durrës. Kohët e fundit nga kalata 5 janë spostuar në kalatën 2 pesë siloset e grurit, duke krijuar kushte të favorshme për ankorimin e kroçerave. /a.ke
https://www.ata.gov.al/shtator-2016-ne-portin-e-durresit-priten-9-krocera-dhe-veliere/
Nessun commento:
Posta un commento