09 settembre 2016

Në Currajn e Epërm, atje ku duhet investuar për turizmin malor

  • curraj.jpg
  • curraj2.jpg
  • curraj3.jpg
  • curraj4.jpg
  • curraj6.jpg
  • curraj7.jpg
  • curraj8.jpg
  1. 1
  2. 2
  3. 3
  4. 4
  5. 5
  6. 6
  7. 7

currajTIRANË, 9 Shtator / ATSH-N.Lena / – Curraj i Epërm eshte një fshat malor tepër piktoresk për zhvillimin e turizmit, por i harruar dhe braktisur mes malesh. Ata qe e kanë vizituar ose jetojnë në ato anë, e deshmojne këtë.
I ngritur në një luginë mes shkrepash të thepisur, ngjan si një parajsë tokësore.
Shtëpitë, kulla prej guri, bjeshkët e larta në të dyja anët dhe lumi i pastër që përshkon mes për mes fshatin, e gjelbëron në ditët e nxehta.
I ndodhur në një luginë, që ndan Nikajn dhe Merturin në rrethin e Tropojës, në veri të Shqipërisë, fshati Curraj i Epërm, apo Curraj i Eper, siç e quajne vendasit, permendet si njëri ndër fshatrat më të izoluar të rajonit. Ndikim të madh në këtë fakt ka mungesa e një rrugë automobilistike, mungesë e cila ka ndikuar edhe në braktisjen pothuajse të plotë të fshatit.
Dikur ky fshat sot pothuajse i braktisur  kishte mbi 150 shtëpi, ndërsa këtë  shtator në fshat nuk mund të gjesh më shumë se 10 banorë, të shpërndarë në jo më shumë se 4 apo 5 shtëpi. “Mungesa e rrugës së makinës ka bërë që gati të gjithë banorët ta braktisin fshatin dhe të shkojnë kryesisht në Tiranë dhe në Shkodër, por ka edhe shumë të tillë që sot jetojnë edhe jashtë shtetit, ”shprehen banorët e paktë vendas.
Fshati popullohet kryesisht gjatë muajve të verës, ndërsa zbrazet në tërësi periudhën tjetër të vitit, por as ky curraj4popullim nuk është i përafërt me numrin e dikurshëm të banorëve.
Por, jo gjithmonë ky fshat ka qenë i braktisur dhe i destinuar të shkatërrohet në mungesë të mbikqyrjes nga banorët e vet. Në të kaluarën, ky fshat kishte jetë dhe gjallëri. Fshatarët kishin shkollë, ambulancë me dy infermiere, kishë e madje edhe hidrocentral të vetin, të kujtojnë gjatë bisedës. Sot i vetmi mjet transporti drejt kullave të këtij fshati të harruar është mushka.
E megjithë braktisjen e vendit nga ata që tashmë janë larguar dhe me jetën e vështirë për ata që vazhdojnë të jetojnë në fshat, banorët e Currajt vazhdojnë ta duan dhe të ëndërrojnë për ditë më të mira për vendlindjen e tyre.
Vetëm një gjë të befason në mentalitetin e banorëve të kësaj zone, ashtu siç nuk ka ndodhur asnjëherë më parë, të mos i shesin shtëpitë apo tokat e tyre në fshat. Ata vijnë për sëlargu, i shohin, kujdesen mesa mundësi kanë, por nuk i shesin. Shpresojnë për më të mirën, që një ditë mund të bëhet e vërtetë.
“Banorët e fshatit kurrë nuk kanë shitur shtëpi apo tokë për të huajt. Ky është një vendim shumë i vjetër i cili zbatohet me vendosmëri të madhe edhe sot”, thone ata.
curraj3Ata të tregojnë se një shtetas gjerman i befasuar me pamjen e fshatit Curraj, kishte tentuar të blinte pronë në fshat, por  përpjekja e tij nuk u realizua  edhe pse në duar mbante qindra mijra euro, mjaft të nevojshme për fshatarët e varfër.
Traditë e pa shkruar e fshatit thotë se: askush nuk duhet ta gëzojë fshatin, përveç banorëve të  tij.
E nëse dikur, ideja për të mos shitur shtëpi bëhej ndoshta për ta ruajtur tërsinë e fiseve apo vëllazërive brenda fshatit, në ditët e sotme kjo po ndodh për shkak se banorët kanë filluar ta kuptojnë mundësinë e përfitimit nga turizmi.  Njerëzit kanë filluar që viteve të fundit të vijnë dhe të investojnë në rregullimin e shtëpive të veta duke i kthyer ato në bujtina turistike me komoditetin e nevojshëm. Aty ka vizitore vendas e të huaj që vijnë nga kurioziteti, aventuriere sportive të lartësive, pasionante të natyrës, vijnë edhe nga Kosova meqë shumë fshatra të saj janë kufi me Currajn.
Nuk janë shumë, por ky numër do të rritet në të ardhmen. Ky është një vend i mrekullueshëm. Të gjithë thonë se këtu është më bukur se në Theth e se në Valbonë. Sigurisht, ka dhe entuziazëm brenda, emocion për ta parë fshatin e tyre sa më të prezantuar.
“Këtu nevoitet vetëm rruga e makinës dhe ky vend mund të lulëzojë nga turizmi”, insistojnë banorët e pakët.
Ata thonë se fshati Curraj është shumë më ndryshe se vendet e tjera të turizmit malor në Shqipëri dhe kjo i garanton curraj7këtij fshati një të ardhme të mirë turistike.
Përveç faktit se është njëri prej fshatrave më të bukur, Curraj i Spërm e ka edhe një përparësi tjetër ndaj vendeve tjera turistike si Thethi e Valbona. Banorët e Currajt vazhdojnë ta ruajne traditën origjinale të mikpritjes dhe ende nuk janë komercializuar siç mund të vërejmë raste në zonat më të zhvilluara turistike.
Përveç bukurisë dhe magjepsjes që ofron sot, Curraj njihet edhe për një të kaluar të lavdishme, e kaluar e cila zë vend të rëndësishëm në historinë e popullit shqiptar. Banorët e këtij fshati shumë të vjetër, gjithmonë janë njohur për kompaktësinë dhe unitetin e e tyre.
Është e njohur vendosmëria e banorëve të fshatit Curraj në luftra të herëpasherëshme. Është e njohur vendosmëria e burrave të  këtij fshatit, të cilët në vitin 1967 nuk e lejuan rrënimin e kishës së fshatit dhe ajo është sot e kësaj dite.
curraj8 Me dëshirën që Curraj të mos shuhet kurrë dhe çdo ditë e më tepër të përtërihet,  banorët që jetojnë në Tiranë, Shkodër e gjetiu, kanë vendosur që një herë në vit, në të shtunen e dytë të muajit gusht, të mblidhen në fshat dhe bashkarisht ta organizojnë një festë të madhe, të quajtur “Dita e Currajve të Epërm”.
Ky veprim është shembull dhe dëshmi se fsahti Curraj i Epërm  do të zhvillohet si një destinacion turistik  i përhershëm.  Në Curraj të Epërm i gjenë të gjitha, natyrën, historinë, traditën, kulturën, gastronominë e veçantë si dhe mikpritjen tradicionale. Jemi në prag të një stine ku majat e maleve që rrethojnë këtë fshat piktoresk zbardhen, ku fillon turizmi I lartësive ose turizmi I bardhë, ku aventurierët e borës ngjiten dhe eksplorojnë vendet më të pa shkelura, më të vështira, do të ngjiten edhe në Curraj. Shpresoj të bëhem pjesë e një grupi të tille guidatorësh profesionistë që të mund ta shoh këtë fshat edhe në zemër të dimrit. /a.ke
https://www.ata.gov.al/ne-currajn-e-eperm-atje-ku-duhet-investuar-per-turizmin-malor/

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate