03 giugno 2014

Zyra Ndërkombëtare Invest Macedonia– Shqipëri & Kosovë në vazhdën e tureve të veçanta promovuese këtë herë vjen me një organizim unik, që do të prekë katër qytete të Shqipërisë që njihen për origjinalitetin dhe vlerat unike

Tuesday, 03 June 2014 10:24
Invest Macedonia-Shqiperi& Kosove me nje tur biznesi me mediat ne qytetet shqiptare.
Zyra Ndërkombëtare Invest Macedonia– Shqipëri & Kosovë në vazhdën e tureve të veçanta promovuese këtë herë vjen me një organizim unik, që do të prekë katër qytete të Shqipërisë që njihen për origjinalitetin dhe vlerat unike, siç është Berati, Skrapari, Përmeti dhe Gjirokastra. Ky tur biznesi do të zhvillohet në data 3-5 qershor dhe organizohet në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Turizmit të Shqipërisë e bashkitë e katër qyteteve. Përfaqësi nga mediat kryesore nga Maqedonia do të kenë mundësi të njihen nga afër me përvojën sipërmarrëse të këtyre zonave, por edhe me vlerat tradicionale, turistike, kulturore e kulinare. Drejtuesi i Zyrës Ndërkombëtare Invest Macedonia – Shqipëri & Kosovë, Fatos Mustafa thotë se përmes medias do të eksplorohen mundësitë për bashkëpunim në turizëm, në përgatitjen e paketave turistike rajonale, por edhe për të rritur shkëmbimet tregtare si dhe investimet mes dy vendeve. http://www.radiotravel.al/index.php?option=com_k2&view=item&id=86476:invest-macedonia-shqiperi-kosove-me-nje-tur-biznesi-me-mediat-ne-qytetet-shqiptare&Itemid=617

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate