TIRANË, 31 Maj/ATSH/- Agjencia Kombetare e Turizmit ka vijuar edhe gjatë ditës së sotme mbështetjen e saj në rang vendi ndaj Bashkive bregdetare, në kuadër të çeljes së sezonit veror për turistët.
Gjate dites së sotme u çel sezoni veror në Bashkinë e Orikumit.
AKT e mbeshteti këtë aktivitet festiv me pranine e stafit të saj, si dhe me suportin e nevojshëm logjistik.
Gjatë këtij eventi, u hap një galeri me fotografi, me pamjet më të bukura të zonës, si dhe ekspozimi i fletëpalosjeve dhe botimeve të ndryshme informuese dhe ilustruese lidhur me turizmin dhe trashëgiminë kulturore shqiptare.
Bizneset e zonës kanë improvizuar stenda me ushqimet tradicionale të trevës që nga mishi i qengjit në hell e deri te produktet e detit.
Kreu i bashkisë ka ftuar pushuesit që të zgjedhin Orikumin si destinacionin e kësaj vere.
Gjatë këtyre ditëve një sërë qytetesh kanë çelur sezonin turistik, duke synuar rritje të numrit të pushuesve të huaj që të zgjedhin Shqipërinë për të kaluar pushimet e kësaj vere./a.gegvataj/http://www.ata.gov.al/orikumi-cel-sezonin-turistik-120745.html
Nessun commento:
Posta un commento