02 giugno 2014

Pogradec, turistët gjermanë zgjedhin freskinë e liqenit


Publikuar: Qershor 01,2014 - 10:09
Pogradec - Qetësia e qytetit të Pogradecit dhe freskia e liqenit të Ohrit ka grishur turistët gjermanë ta zgjedhin si vend pushimi.  Operatorët turistikë të këtij qyteti, deklarojnë se numri i vizitorëve dhe turistëve të huaj në Pogradec  është rritur, por  numri më i madh i tyre është ai nga Gjermania.  Mimoza Shuli, përfaqësuese e Shoqatës Shqiptare të Turizimit (ATA) , në këtë qytet në një intervistë për AS  tregon se pritshmëritë e këtij viti janë për rritje të numrit të turistëve. 
Shtrirja e Pogradecit pranë Syrit të Kaltër të liqenit të Ohrit, por edhe fakti që është një qytet i lashtë e me tradita të hershme kulturore, artistike, e bën të frekuentueshëm nga turistët. Por qetësia fton të huajt por edhe turistë nga vendi, kryesisht nga Tiranë. 
Pogradeci është qyteti i luleve, i verës, i peshkut të rrallë të Koranit. Pellgu i Pogradecit është i mbyllur nga malet perreth dhe me liqenin e tij përbën një zone mikroklimatike të veçante. Kjo zone ka mbi 2.400 orë me diell gjatë vitit, pra mbi 300 ditë në vit. Ndaj Pogradeci cilësohet si një nga qendrat turistike me të rëndësishme të Shqipërisë.


Teuta Shamku

http://news.albanianscreen.tv/pages/news_detail/79749/ALB

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate