18 giugno 2014

Discovery Albania in June 2014, Muaji me ditën më të gjatë në Shqipëri! Muaji i përshtatshëm për udhëtime! Dhurojini vetes një ekskursion në vendet e bukura të Shqipërisë! Natyra është e mrekullueshme në këtë muaj! E rigjallëruar dhe shumëngjyrëshe!



Jemi në qershor!
Muaji me ditën më të gjatë në Shqipëri! Muaji i përshtatshëm për udhëtime! Dhurojini vetes një ekskursion në vendet e bukura të Shqipërisë! Natyra është e mrekullueshme në këtë muaj! E rigjallëruar dhe shumëngjyrëshe! Përfitoni të keni një eksperiencë të paharruar në:
1. një udhëtim nga Korça në Vithkuq;
2. një vizitë në fshatin e Vithkuqit, në 29 qershor Panairi i Shën Pjetrit. Pikërisht, në këtë datë, Vithkuqi mbledh shumë vizitorë nga rrethet fqinje por edhe më larg, të cilët vijnë për të festuar ditën e shenjtë dhe për të vizituar Manastirin e Shën Pjetrit. Vithkuqi është një perlë e natyrës me kisha bizantine, ujëra të ftohta, klimë të mrekullueshme gjatë gjithë vitit; dhe ..ndoshta shumë pak prej jush e dinë: i ndriçuar me dritë elektrike qysh në vitin 1936, kur u ndërtua në Vithkuq, hidrocentrali i parë në Shqipëri. Vithkuqi është i famshëm për njerëzit e tij bamirës dhe ende më shumë...i famshëm për filmin e tij.;
3. Gjirin e Gramatës, i vendosur në Shpatin Perëndimor të Gadishullit të Karaburunit, vlerësohet si një surprizë e këtij gadishulli për turistët vendas dhe të huaj!
4. gatimet tradicionale dhe shijen e veçantë të kuzhinës së Korçës. Provoni lakrorin me dy petë!
5. Tiranë për Ditën Ndërkombëtare të Muzikës në datën 21 qershor.

We are now in June! This is the month with the longest days for Albania. It is the perfect month to travel. Treat yourself and go on an excursion in the beautiful places that Albania has to offer. The nature is wonderful during this month. It is revitalizing and colorful. Take the advantage to have an unforgettable experience in:
1. A Journey from Korca to Vithkuq;
2. A visit to the village of Vithkuq on June 29th, for the Fair of St. Peter. On this day Vithkuq gathers many visitors from neighboring districts and further out, all of whom come to celebrate the holy day and visit the Monastery of St. Peter. Vithkuq is a pearl of nature with Byzantine Churches, cold springs, spectacular climate all year long, and perhaps very little of you know this: it has been lit up with electric lights since 1936, when the first hydropower plant of Albania was built in Vithkuq. Vithkuq is famous for its charitable people and moreover...even more famous for its film..
3. Gramata Bay, located on the Western slope of the Karaburun Peninsula, is esteemed as a little hidden treasure of the peninsula for local and foreign tourists.
4. Traditional Dishes and the unique culinary tastes of Korca’s dishes. Try Lakrorin me dy pete (a double layered pie with savory fillings).
5. International Day of Music in Tirana.
Held on:

Një udhëtim nga Korça në Vithkuq

Vithkuqi


Gjiri i Gramatës

Lakror


Ndodh në Tiranë

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate