03 qershor 2014 19:19
Betoni i hedhur me urdher te kryetarit te bashkise se Lezhes, brenda zones se mbrojtur monumentale te qytetit te vjeter te Lissos, per te vene me pas mbi te nje kioske druri, ndodhet fare prane zbulimit me te fundit te bere nga arkeologe shqiptare dhe te huaj.
Behet fjale per nje banese me mozaike jashte mureve te qytetit, e zbuluar nga fushatat para-ardhese. Ky zbulim i perket kohes helenistike te vone, apo romake te hershme. Ne mozaikun e shtepise jane gjetur edhe mbishkrimet me tre emrat e rendesishem qe kane lidhje me kete object. Sipas arkeologeve pas zbulimit te plote te ketyre mbishkrimeve banesa eshte bere pjese e nje ansambli I cili integrohet ne pjesen e jashtme te qytetit.
Por, edhe pse arkeologet shprehen se Ansambli eshte ne zbulim e siper , turistet e huaj ne Lezhe duhet te perballen me shemtine e kesaj kioske dhe betonit poshte saj dhe injorancen qe ka zaptuar institucionet e qeverise locale. Nje kryetar bashkie qe jep urdherin per betonizim, me pas policia bashkiake qe e merr ne mbrojtje kiosken, dhe serish me pas , asnje institucion tjeter qe te reagoje. Fshihen drejtuesit e Institutit Kombetar te Monumenteve, megjithese ligji e tregon fare qarte shkeljen e bere nga kryebashkiaku i Lezhes, fshihet dhe hesht dhe ministrja e Kultures e cila me se paku duhet te kishte ikur vete ne Lezhe dhe te kundrshtonte kete akt barbar ndaj historise dhe momunemnteve te kultues te vendit. I vetmi qe ka folur gjer me tani, eshte Sokol Zefi , drejtor rajonal per Munumentet e Kultures
Dhe ai duhet te dorezohet sepse betoni i hedhur mbi monumentet e fshehura nga koha, jo vetem qe rrezikojne te mos zbulohen por me keq akoma te demtohen njehere e mire, te groposura nen ate shtrese betoni te hedhur pa te keq nga dikush qe nuk njeh as ligje, as kulture dhe as historine e atij qyteti.
Materiali arkeologjik në tërësi ofron të dhëna në lidhje me pozicionin e qytetit, marrëdhëniet ekonomike që ai ka pasur dhe nga këto zbulohen edhe stadet e zhvillimit të Lissosit te lashte , thone arkelologet.
Lissos është një qytet i inkuadruar mjaft mirë në zhvillimet e kohës në botën e Mesdheut. Mund të krahasohet me qytete të botës greke-romake dhe influencat më të mëdha vijnë nga Italia e Jugut, relatojne ata nga germimet dhe zbulimet me te fundit. Por derisa kete ta kuptojne disa qe nuk e dijne, atehere betoni do te jete akoma aty.http://www.abcnews.al/lajme/aktualitet/2/43076
Nessun commento:
Posta un commento