11 giugno 2014

Reportazh/Virgjëria e egër e Palasës

Ne plazhet e pashfrytezuara te Himares Foto Harilla KoçiHimarë, 11 qershor/ATSH-Harilla Koçi/.- Në verën e vitit të kaluar, Pietro, një inxhinier 40 vjeçar nga Bari (Itali), teksa qëndronte me 3 bashkatdhetarë të tij në një nga gjiret e vegjël dhe të shumtë në bregdetin mes Dhërmiut dhe Plazhit të Palasës, më thoshte se, “Është një bregdet i rrallë që nuk e kam ndeshur askund tjetër me këto karakteristika”.
Ne plazhet e pashfrytezuara te Himares Foto Harilla Koçi (1)Në një bashkëbisedim të shkurtër me të, ai e vlerësonte maksimalisht këtë bregdet shkëmbor. Për Pietron, këto zona të pasura përbëjnë një resurs të vërtetë zhvillimi, nëse do të shfrytëzohen si duhet duke planifikuar ndërtimin e kapaciteteve turistike në përputhje me karakteristikat natyrore. “Këtu, ndërtimi i një vile mund ketë një kosto mesatare prej 30-40 mijë eurosh, një pjesë e infrastrukturës rrugore është ndërtuar, ndërkohë që struktura turistike mund të plotësohet mjaft shpejt”, shprehej turisti italian.
Ne plazhet e pashfrytezuara te Himares Foto Harilla Koçi (2)Në fakt, gjatë vitit të kaluar kjo pjesë e bregdetit të Himarës, e mbushur me plazhe të vegjël gurishtorë, të futur mes shkëmbinjsh, “u sulmua” nga turistë të huaj, kryesisht italianë. Të etur për të zbuluar vende të reja, ata mësynë në këto plazhe të vogla dhe të pashfrytëzuara, duke udhëtuar me gjithfarë lloj mjetesh, furgonë, taksi, apo duke bërë “autostop”. Tërësisht të befasuar nga bukuritë natyrore, ata tërhiqnin njeri tjetrin drejt këtij vendi.
Ne plazhet e pashfrytezuara te Himares Foto Harilla Koçi (3)Por edhe mjaft pushues të tjerë, frekuentues të rregullt të plazhit të Dhromadhes, ecnin përgjatë bregut të detit në drejtim të veriperëndimit dhe duke ndjekur shtigjet e ngushta përgjatë masiveve shkëmborë që zbresin deri në det, shijonin gjiret e vogla e të shumta natyrore, me fare pak plazhistë, me kthjelltësinë e pafund të ujit të detit në ngjyrë të kaltër dhe hijen natyrale që ofrojnë shkëmbinjtë e lartë, që shërbenin si çadra.
Të njëjtën ndjesi përjetuam edhe ne, një grup i vogël miqsh, teksa u organizuam në një ekskursion në një nga ditët me diell të javës së fundit të majit. Megjithëse i heshtur, ky bregdet ofron një pamje të magjishme, aq sa nuk mund t’i rezistosh tundimit për të provuar ujin ende të ftohtë të detit. Tabloja e këtij bregdeti këtu, është në kufijtë e fantazisë. Shkëmbinjtë me forma nga më të çuditshmet, zbresin egërsisht deri në ujë, duke e ndarë bregdetin në gjire të vegjël me bukuri të rrallë. Natyra është treguar e pakursyer këtu. Duket se vargonjtë e shkëmbinjve, krijojnë një urë lidhëse mes malit dhe detit.
Ne plazhet e pashfrytezuara te Himares Foto Harilla Koçi (4)Vetëm pak pushues, nga të cilët një pjesë turistë të huaj, i frekuentuan këto gjire gjatë vitit të kaluar. Kjo, për shkak se bregu i thyer të pengon për të marrë shumë gjëra të nevojshme për të kaluar një ditë të plotë pushimi. Duhet të ecësh në shtigje të ngushta mes shkëmbinjve, për të arritur në një plazh të vogël dhe, më pas, duhet të vazhdosh të bësh të njëjtën gjë. Por, dy orë plazh në këtë bregdet, është i barabartë me dy ditë në të gjithë pjesën tjetër.
Një pjesë e atyre që frekuentonin këtë zonë, ishin prej pushuesve kureshtarë që, pasi vendoseshin në plazhin e Dhromadhes, pranë kompleksit turistik “Loli Pop”, eksploronin pjesët e pashkelura të bregdetit. Por, kishte edhe nga ata që transportonin me vështirësi sendet e nevojshme për të qëndruar një ditë të plotë në njerin prej këtyre gjireve.
Gjithsesi, bukuria e kësaj zone po preket nga afër gjithnjë e më shumë. Rruga që po ndërtohet për të lidhur aksin kombëtar të bregdetit me Plazhin e Palasës, përbën një hap të rëndësishëm që ky bregdet të nisë të shfrytëzohet. Ndoshta nuk do të jetë e largët dita që zona e bregdetit mes Dhromadhes dhe plazhit të Palasës, të bëhet një pjesë efektive e resurseve turistike të bregdetit të Himarës. /a.ke/ http://www.ata.gov.al/reportazh-himare-ne-bregdetin-me-plazhe-te-virgjera-te-palases-127071.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate