23 giugno 2014

Plazhet ende të "pushtuara" nga privatët

Edhe pse ka një Vendim të Këshillit të Ministrave që përcakton qartë se 20 % e plazheve duhet të jenë publike, ky vendim i qeverisë duket ende i vështirë për t’u zbatuar në terren.

Në një nga plazhet më të frekuentuara në vend, kryesisht gjatë fundjavave nga banoret e Tiranës, në Gjirin e Lalëzit, bizneset vazhdojnë të kenë nën kontroll të gjithë pjesën e plazhit, duke mos rezervuar asnjë hapësirë publike.

Përveç pak subjekteve që lejojnë pushuesit të hapin çadrat e tyre në vendin bosh, pas shezlloneve të prenotuar, pjesa tjetër e plazhit është e rrethuar dhe në dispozicion vetëm të atyre që paguajnë.

“Gjithmonë paguajmë. Duhet të ketë hapësira publike që të vëmë çadrën tonë. Këtu çadra të ngelet në makinë, unë jam me çadrën time. S’më ka penguar njeri. Plazhi duhet të jetë publik, ka njerëz që nuk mund të paguajnë 400 lekë për shezlon”, thonë pushuesit.

Qytetarët ankohen çdo vit për uzurpimin në masën 100% të plazheve nga subjektet private. Vendimi i qeverisë për shtimin e hapësirave publike në mënyrë proporcionale me ato private, duhet të zbatohet nga njësitë vendore në të gjitha zonat bregdetare të vendit ndërsa Ministria e Turizmit ka deklaruar se do të monitorojë procesin.

Por ne terren nuk ka mbërritur ende rregullorja e re, si për ndarjen e plazheve ashtu edhe për masat e sigurisë pasi në ujë ende nuk është vendosur nga askush kordoni që cakton zonën e rrezikshme apo ndalon futjen e motorrave të ujit.
/ Top Channel

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate