E përditshmja greke “Kathimerini” ka publikuar një shkrim në të cilin promovon rivierën shqiptare, e kryesisht bregdetin e Sarandës.
Në këtë shkrim përshkruhet itinerari i nisjes me traget nga Korfuzi për të arritur në Sarandë, një vend që cilësohet si me bukuri natyrore dhe me vlera arkeologjike të fokusuara në Butrint.

Rreth 400 turistë mësohet të kenë zbarkuar në këtë bregdet dhe ndër to edhe turistë holandezë. Gjithashtu “Kathimerini” nuk lë pa përmendur as çmimet e ulëta që ofrohen në restorante në Sarandë, apo blerja e suvenireve të ndryshme nga turistët si dhe argëtimet deri në orët e para të agimit të lokalet e natës.
Turistët e pyetur janë shprehur entuziastë për mikpritjen por kanë vënë në dukje edhe problemet në infrastrukturë që gjenden ende në këtë qytet. “Rajoni i Himarës, me një popullsi të konsiderueshme greke, pret çdo vit rreth 40,000 turistë, kryesisht shqiptarë dhe kosovarë,”-shkruan “Kathimerini” për Himarën.

Megjithatë në këtë shkrim kursehen as kritikat ku sipas konkluzioneve të tyre, pavarësisht rritjes së turizmit në rivierën shqiptare duhet të këtë më tepër elementë të veçantë dhe identifikues të kulturës, kuzhinës etj.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com) - See more at: http://www.shqiptarja.com/metronews/2729/mediat-greke-promovojne-turizmin-e-rivieres-shqiptare-223223.html#sthash.DugD3m45.dpuf
Nessun commento:
Posta un commento