22 giugno 2014

Pushues nga Kosova ”pushtojnë” bregdetin e Dhërmiut

-Reportazh-
ne bregdetin e Dhermiut (1)Foto HDhërmi, 21 qershor/ATSH-Harilla Koçi/.- Qindra qytetarë nga Kosova kanë mbërritur të shtunën në bregdetin e Dhërmiut, 50 km në jug të Vlorës, për të kaluar fundjavën, pavarësisht motit ende të pastabilizuar.
Ata mbërritën në orët e para të ditës së sotme për të shijuar 2 ditë të këndshme në këtë pjesë të bregdetit shqiptar. “Kam ardhur me bashkëshorten dhe 3 fëmijët, për të kaluar dy ditë këtu”, thotë Halili një 48 vjeçar nga Peja. Ai shprehet se, bregdeti i Dhërmiut i pëlqen mjaft, sepse ka bukuri të rrallë natyrore dhe ujë të pastër. Nuk është hera e parë që vjen këtu, por i duket se gjithmonë zbulon gjëra të reja. Tani në këtë periudhë, numri i pushuesve është i pakët dhe kjo për Halilin, ashtu edhe shumë të tjerë, është e pakuptueshme. 48 vjeçari mendon se, pavarësisht se është muaji qershor dhe moti shpesh i pafavorshëm, sezoni duhej të kishte filluar plotësisht sepse, bregdeti ofron mundësi për t’u çlodhur. Me këtë mendim bashkohet edhe një bashkëqytetar i tij, Mehmeti. “Shohim se lokalet nuk janë hapur të gjitha dhe në një pjesë prej tyre, vazhdojnë të kryhen punime. A nuk e kanë patur kohën e mjaftueshme për me e ba gjithçka gati !”, thotë ai në dialektin e vet.ne bregdetin e Dhermiut (2)Foto H
Dhe në fakt, në bregdetin e ish kampit të pushimit, në Dhërmi, shërbimi që ofojnë lokalet nuk është ai i sezonit. Vetëm pak prej këtyre njësive janë hapur, ndërkohë që në shumë prej tyre përgatitjet dhe riparimet vazhdojnë. “Po kryej disa punime në lokal dhe mjedisin përreth për ta bërë më funksional”, thotë Pëllumbi, administrator i një bar restoranti në këtë zonë. Ai tregon se, i duhen edhe pak ditë për të përfunduar. Ndërkohë, në lokalin pranë, që administrohet nga disa kryeqytetas, puna ka filluar, pavarësisht se me një menu të reduktuar.
Në këtë atmosferë, duket se pushuesit nga Kosova kanë vendosur të sfidojnë mentalitetin shumëvjeçar të pushuesve nga Shqipëria dhe të vetë operatorëve turistikë, që veprojnë në këtë zonë. Pjesa më e madhe e tyre presin datën 15 korrik për të nisur faktikisht sezonin dhe për ta mbyllur atë në fund të muajit gusht.ne bregdetin e Dhermiut (3)Foto H Është një mentalitet paksa i çuditshëm, por që vazhdon të veprojë prej vitesh. Përkundër kësaj, pushuesit nga Kosova po tregojnë se, dielli i vakët i qershorit ka po aq vlerë sa edhe në korrik e ndoshta edhe më tepër.
Prandaj dhe në këto ditë pushuesit nga Kosova, mbizotërojnë në atë mjedis bregdetar të Dërmiut, kundrejt qytetarëve të paktë nga Shqipëria, kryesisht nga Tirana e Fieri./k.s/ http://www.ata.gov.al/pushues-nga-kosova-pushtojne-bregdetin-e-dhermiut-132540.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate