14 giugno 2014

Hapet sezoni turistik 2014 në Shëngjin me dy personazhe te njohura; Ish-presidentët Moisiu e Topi

14 Qershor 2014 - 17:26
SHENGJIN- Në një ceremoni të veçantë është bërë hapja zyrtare e sezonit turistik në plazhin e Shëngjinit, ku kanë marrë pjesë personalitete të shumta nga vendi dhe më gjerë. Veçanti e nisjes së këtij sezoni ka qenë edhe vendosja e shtatores së “Penës së artë At Zef Pllumi” në qendër të shëtitores kryesore. Kreu i Komunës Salvador Kacaj teksa ka ftuar të gjithë turistët që të vijnë në Shëngjin, u ka premtuar atyre se komuna do të ketë vëmendje maksimale për te ofruar kushte për te gjithë ata qe do zgjedhin këtë zone për te kaluar pushimet e tyre verore.

Vendosja e shtatores së at Zef Pllumit është konsideruar një ngjarje e rëndësishme edhe nga ish-presidenti Alfred Moisiu, Bamir Topi dhe homologu i tyre kroat Stipe Mesic si dhe arqipeshkevi i dioqezës se Lezhës Ottavio Vitale, të cilët morën pjesë ceremoninë e organizuar për çeljen e sezonit turistik.

Pushuesit kanë nisur të frekuentojnë plazhin e Shëngjinit që prej muajit maj, ndërsa pritet që numri i pushuesve të vijë gjithnjë në rritje. Të huajt dhe shtetasit kosovarë janë të pranishëm në Shëngjin gjatë stinës së verës, pasi e konsiderojnë si një oaz të Adriatikut.

Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)
 - See more at: http://www.shqiptarja.com/aktualitet/2731/ish-presidentet-moisiu-e-topi-hapin-sezonin-turistik-ne-shengjin-220108.html#sthash.fLfFfTiN.dpuf

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate