22 giugno 2014

“Dita e Liqenit”, Shkodra vazhdon traditën e veprimtarive të sporteve ujore

Dita e Liqenit te Shkodres-Shiroke-aktivitete ujore (1)Shkodër, 21 Qershor/ATSH-Gaspër Marku/.- Pika turistike e Shirokës në breg të Liqenit të Shkodrës, mblodhi sot jo vetëm pjesëtarë të komunitetit të qytetit verior, por edhe shumë të tjerë të ardhur nga qytetet e tjera të vendit tonë, si dhe grupe turistësh të huaj, të cilët ndoqën veprimtari të shumta të sporteve ujore në kuadër të “Ditës së liqenit”, e kthyer tashmë në traditë.
Ky aktivitet u organizuara nga Shoqata e Sporteve të Ujit, në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër, Federaten Shqiptare të Notit, Klubin Vllaznia dhe Drejtorinë Rajonale Arsimore.
Në programin e aktivitetit u zhvilluan gara në sportin e notit, në distancat 200 metër stil i lirë, për femra dhe meshkuj, 1500 metër stil i lirë për femra dhe meshkuj, ndeshje ëaterpoli, vozitje me kanoe, gara e vështirë e maratonës, etj.
Përpos qytetarëve shkodranë, pasionatë të sporteve të ujit, veteranëve dhe specialistëve të sportit të notit, aktivitetin e kanë ndjekur edhe autoritetet e qeverisjes vendore, si dhe nga Ministria e Arsimit dhe Sportit.Dita e Liqenit te Shkodres-Shiroke-aktivitete ujore (4)
Referuar konkurimit të ekipeve pjesëmarrësve, të cilat ishin nga shkollat e qytetit të Shkodrës, Shirokës, Zogajve, Dobraçit, disa ekipeve të Falultetit të Fiskulturës pranë Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, por edhe shumë pjesëtarë të shoqërisë civile, emocionet më të mëdha i ka dhënë gara e 1500 metrave stil i lirë për femra, ku fituese u shpall notarja e talentuar, Meri Shiroka, ajo e maratonës për femra, ku në përfundim, vendin e parë e zuri, Arlinda Çausholli, një gazetare e njohur në profesion, që prej vitesh dashuron së tepërmi edhe sportet e ujit.
Dita e Liqenit te Shkodres-Shiroke-aktivitete ujore (5)Me shumë interes është ndjekur edhe ndeshja finale e waterpolit për meshkuj, me ekipit të Shirokës dhe Fakultetit të Sportit në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, ku fitues doli ekipi i Shirokës, si dhe gara me kanoe për femra, me fitues ekipin që drejtohej nga Ana Gjelaj e Fakultetit të Sporteve.
Në përfundim të aktivitetit, ndërsa dorëzoheshin diplomat për më të mirët e garave përkatëse, një prej organizatorëve kryesorë të aktiviteteve kushtuar “Dites së Liqenit”, Kliti Hoti, president i shoqatës të sporteve të ujit, u shpreh shumë i kënaqur me ecurinë e këtij aktiviteti, ku sipas tij, krahas masivitetit, që sa vjen e rritet, këtë edicion, është vërejtur edhe një cilësi shumë më e mirë në radhët e konkurruesve se sa vitet e tjera. Hoti, shtoi se shoqata që ai përfaqëson do të vijojë ta mbështesë këtë aktivitet edhe në edicionet e ardhshme, në mënyrë që festa e “Dites së Liqenit”, të jetë sa më e larmishme, jo vetem për shkodranët, por edhe për të gjithë miqtë e shumtë që vazhdojnë ta frekuentojnë këtë festë. /k.s/http://www.ata.gov.al/dita-e-liqenit-shkodra-vazhdon-traditen-e-veprimtarive-te-sporteve-ujore-132602.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate