21 giugno 2014

Fier – Plazhi i Semanit, një mrekulli natyrore

Plazh_seman_177045529Fier, 21 qershor/ATSH-Rr.Isufaj/- 18 km në perëndim të qytetit të Fierit ndodhet plazhi i Semanit, i cili në këto vitet e fundit është gjallëruar shume. Fakti që në kulmin e frekuentimit në muajët korrik-gusht janë regjistruar afro 50.000 pushues, tregon se interesi për këtë plazh sa vjenë e po bëhet me i madh. Peisazhi natyror, rëra e imët kurative, masivet pyjore me pisha e lloj-lloj drure-shkurrorë, flora dhe fauna e pasur, e bëjnë këtë plazh një mrekulli natyrore.
Gjatë një interviste për ATSH-në, kryetari i komunës Topojë-Seman, Arben Vojua, prezantoi jo vetëm vlerat natyrore, por edhe punën dhe përgatitjet e komunës për ta bërë këtë plazh sa më eficent. “Plazhi i Semanit është ndër plazhet traditcionale të vendit tonë. Tranzicioni, për një dekadë pothuajs, e veniti. Me marrjen në kompetencë nga pushteti vendor, ai u kthye në normalitet. Çdo vit e më shumë bregdeti ynë u bë më i dashur për pushuesit. Mendoj se vlera më e madhe e ketij plazhi është vetë bukuria natyrore. Bregdeti me rërë të imët, të pastër e shumë kurative, që shoqërohet nga një gjerdan pambarim me pisha plotë aromë e gjelbërim, te fton gjithnje per nje pushim te kendshem”, theksoi ai.
A tha ne vijim se “nga viti në vit, pastertia ka qënë me e pëlqyeshme. Çmoj shumë rolin e biznesit në këtë plazh, i cili ka krijuar kushte të mira e joshëse për plazhistët. Frekuentuesi i gjen të gjitha mundësitë për të pushuar në mënyrë të kulturuar si, çadra, shazllone, mjedise argetuese, bare e restorante modeste etj. Semani shquhet për gatime traditcionale. Gatuhet peshku i freskët, biba, zogu i fushës, mishi i gicit, qingjit, vicit, kecit, si dhe fruta e perime të zonës”.
“Kemi kohë që vazhdojmë pastrimin e mjedisit nga ndotjet dimërore. Në bashkëpunim me Qarkun, Bashkinë, me shkollat etj, është bërë punë e mirë. Pushuesi do të gjejë një plazh e pyll më të pastër e kushte të tjera më të mira nga cdo vit tjetër. Kemi krijuar hapësira të lira për qytetarët, është riparuar dhe në segmente të shumta është zgjeruar rruga, ku drejtuesit e automjeteve do ndjehen më të kënaqur. Është caktuar brigada e pastrimit, e cila çdo ditë do të kontrollojë mjediset e plazhit për pastrim dhe largim të mbetjeve që krijohen gjatë ditës”, vuri ne dukje kryetari i komunes.
Lidhur me sigurine e pushuesve, ai theksoi se “qoftë pushuesit, ashtu edhe biznesi, do të kenë siguri të lartë. Ashtu si dhe vitin e kaluar, policia e rendit, ajo kufitare dhe e qarkullimit rrugor, do te jenë me të rreptë në zbatimin e detyrave në shërbim të jetës së njerëzve. Nuk do të lejohet askush të thyeje rregullat, të prishë qetësinë e pushuesve, apo edhe të kryejë aventura të tjera të dëmshme. Do të ketë edhe masa siguruese në det për të mos patur viktima nga mbytjet. Po ashtu, qarkullimi rrugor do të jetë shumë korrekt, pa asnjë lëshim dhe sidomos ndaj shpejtësisë se automjeteve që rrezikon jetë njerëzish. Në shërbim të njerëzve gjatë sezonit turistik do të ketë edhe ekip shëndetësor, për të zgjidhur urgjencat, i cili do te jetë në shërbim të plazhistëve për gjithë sezonin turistik”.
Ai fton qytetaret qe të shijojnë aromën e pishave, flladin dhe kaltërsinë e detit, rërën kurative plot jod të plazhit të Semanit, pjesë e kësaj natyre të magjishme. /a.ke/http://www.ata.gov.al/fier-plazhi-i-semanit-nje-mrekulli-natyrore-132313.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate