03 giugno 2014

Turizmi i Miteve – Mrizet

O4TIRANË, 3 Qershor /ATSH – Nikolla Lena/-Me që dua të sjell në vëmëndjen e vizitorëve turistik, edhe turizmin mitologjik, bisedova një ditë me mikun tim Llesh Bibën, një artist skulptor i drurit.
E them me besim të plot këtë, sepse i kam parë dhe i kam ndjekur shumë nga ekspozitat e tij. Lleshi është nga Oroshi i Mirditës,vend me një histori ende të pa shkruar dhe një misticizëm ende të pa treguar.Mua më interesonte kjo e fundit.Ai u mbështet në shkopin e tij të shtrembër prej thane të trashëguar nga i Ati,  filloi të përtypej ndërsa e pyesjar për kultin e burimeve dhe  lisave.
-Ti po më pyet për Mrizet-ma ktheu pyetjen.Vazhdo i thash, jam shumë kurioz.
Është më i ruajturi ai kult, i mrizave dhe burimeve. Drunjtë e këtyre vendeve nuk priten nga populli. Pleqtë e maleve tona thonë: “Ne qoftë se në një vend të caktuar, në hije të drunjëve të mëdhenj, tre vjet me radhë mrizonin bagëtia, ai bëhej vend i paprekshëm”. Ata drunj nuk mund t’i priste askush, qoftë edhe një degë. Besohej se, po të priteshin drunj në mrize, dëmtuesin do ta gjente patjetër një fatkeqësi. Këtë e pëson personi vetë ose dikush tjetër nga familja e tij. Duhet theksuar se ky kult në çdo rast mbështetet në disa mbijetesa rregullsish të ngurtëzuara të lashtësisë.MRI
Në shumë raste mrizet e bagëtive ndodhen pranë burimeve, pra drunjve që bëjnë hije rreth burimit e quhen të paprekshëm, quhen si vende ku pushojnë Orët. Pra janë, si mund të themi, “lisa të shenjtë’, “vend i mirë’. –Llesh i thash, apo të pëlqen të thërras Aleksandër, sepse ti e di që emri Llesh rrjedh nga emri Aleksandër, më përmend një të till, pra një mriz.
Ai qeshi për krahasimin e –Lleshit me Aleksandër- dhe vazhdoi.
“Të përmend mrizin e Vathit të Përlalës që ndodhet në Orosh, në fshatin tim (Lëgjin – Orosh) ka qenë një vend ku kalonin zhegun (mrizonin) bagëtitë e fshatit Lëgjin të Mirditës. Si gjithë mrizet e tjerë, edhe ky quhej vend i paprekshëm nga sopata e druvarit, ashtu si nuk mund të priteshin drurët e një vakëfi. Tregojnë se si në këtë mriz, ashtu si në mrize të tjera, Orët e malit u MR“bënin të mira”njerëzve, por “Orët iu bënin njerëzve edhe të këqia”, në qoftë se ata (njerëzit) bënin mëkate, në qoftë se u prishnin vendin e ndejtjes e të pushimit.
Orët janë mbrojtëse të njeriut e të pasurisë së tij, siç janë bagëtitë, pra janë qënie hyjnore të familjes. Por mrizi ndodhet përgjithësisht mes pyllit, mes natyrës së virgjër, pra edhe Orët kanë marrë tipare të Zanave, pra të hyjnive të maleve. Në këto raste nuk janë as krejtësisht Orë e as krejtësisht Zana.
Njëri nga ajo krahinë shkoi e preu dushk për bagëtinë e bëri lëndë ndërtimi në një pjesë të këtij mrizi. Akti i tij u quajt si një mëkat i madh nga banorët e atij fshati. Çdo fatkeqësi që personit në fjalë i ndodhte në familje shpjegohej me prerjen që kishte bërë në atë mriz. Eshte dhe mrizi i Letit”.
Në Mrizet e Letit, mrizonin bagëtitë e fshatrave Letaj, Lëgjin etj. Një vendas, para 80 vjetëve preu disa drunj në atë mriz. Tregojnë se pas kësaj atij ju paralizua dora dhe vendasit besonin se “kishte bërë mëkat”, kishte prerë dru në Mrizet e Letit.Orro2
Ka pas raste kur, një lis i zakonshëm ishte rritur nën kujdesin e njerëzve e më vonë është quajtur “i paprekshëm”, si “lis ku pushonin Orët”. I tillë është lisi në Krue të Zi (Orosh). Pranë një burimi me emrin “Kroi i Zi’që ndodhet në një luginë midis malesh, para 150 vjetëve, nuk kishte asnjë lis të madh për hije, përveç disa shkurreve, asnjera më e gjatë se një bojë njeriu.
Në ato shkurre, pranë burimit u veçua një fillak (dru i hollë, i drejtë) dhe u ruajt nga disa persona të vëçantë, që të mos dëmtohej. Shkurret përqark priteshin, ndërsa ai rrëmitej nga çobanët e plehërohej nga bagëtitë që qëndronin aty e rritej shpejt. Kur u bë diçka i lartë, aty filluan të mrizonin bagëtitë, të cilat e plehëronin vazhdimisht. Për rritjen e shpejt të tij, ndihmoi përveç plehut lagështira e burimit. Pas disa dhjetra vjetësh ai u bë një lis vigan. Kur Lisi u bë shumë i madh dhe, nga ana tjetër, hija e tij u bë vend pushimi për njerëz e bagëti, ai filloi të quhej Lisi ku pushojnë Orët, “Lisi me Orë’pra Orë të njerëzve e të bagëtisë së tyre (diçka në mes Zanës dhe Orës). Ky lis jeton deri në ditë të sotme. Shumë degë i janë tharë nga koha, por nuk i është prerë O2asnjëra.
Pyllin në afërsi të lisit të Kroit të Zi banorët e krahinës vazhdimisht e prisnin për nevojat e tyre, vetëm lisin në fjalë nuk e prekin. Këtu e hoqi edhe njëherë kapelen e tij prej bohemi,i mshoj kokës së tij tullace,jo për ta  kruajtur por për ta ndëshkuar për nuk e di çfar arsyeje…,rrasi përsëri kapelen e tij dhe nisi të ik pa më përshëndet.-Ç’pate i thash !- Kemi prishur shumë gjëra më tha, por kan filluar të rimëkëmben deridiku.
-A vijnë vizitorë, turist në Orosh-e pyta. Vijnë më tha.Bëhen kurioz për historinë, mitologjinë,për natyrën…
-Po rrugët,mikpritja,siguria, e pyeta. Rrugët nuk janë të mira-më tha, por mikëpritja, siguria janë si në kohën e Lekës, bukë e kryp e siguri der në fund të bujtjes.Qeshëm të dy.-Mirdita është një histori dhe një enigmë,vazhdoj Lleshi. Edhe emri i saj ka një histori,por ne jemi te mitet, dhe jemi te burimet dhe lisat, pra te mrizet…
Duke u mbështetur në këto të dhëna, del se kulti i mrizave dhe i lisave pranë burimeve është pagan e s’ka asnjë lidhje me krishtërimin apo islamizmin. Ky kult është i lidhur me jetën në male të banorëve të vendit tonë, është i lidhur me jetën blegtorale, pra është i lidhur me disa kushte jetësore të caktuara. Mrizi ishte si një banesë e përkohëshme. e bariut dhe e bagëtive, një vendpushim jetik për shëndet e mbarësi për bagëtitë, një banesë Mrizetnatyrore mbrojtëse nga rrezet përvëluese të diellit të verës, si vend qetësie e shlodhjeje.
Pylli del si ushqyes i bagëtisë, por edhe si mbrojtës i saj. Këtu duhen kërkuar dhe rrethanat shoqërore historike të ruajtjes së këtij kulti, para rreziqeve të papritura të fenomeneve të ndryshme të natyrës.
Bukuritë e natyrës sonë dhe dashuria e njeriut për të,shumë ndondi e ngjarje i ka kthyer në mite.Sot ato përbëjnë një subjekt të një “drame”të ndodhur dikur dhe një destinacion për vizitorin e sotëm.Komoditetet kanë ndryshuar,sotë ka bujtina komode, gatim modern e trdicional,mikpritje dhe siguri për vizitorin./a.g/http://www.ata.gov.al/turizmi-i-miteve-mrizet-121984.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate