11 giugno 2014

Ohër-Prespë merret nën mbrojtjen e UNESCO, Koka: Rriten detyrimet


11 Qershor 2014 - 18:02
TIRANE - Këshilli Ndërkombëtar i Koordinimit “Njeriu dhe Biosfera” (MaB) i UNESCO-s ka aprovuar propozimin e Ministrisë së Mjedisit të Shqipërisë për njohjen e ekosistemit Ohër – Prespë, Rezervë Ndërkufitare Biosferë. Me vota të plota të 12 anëtarëve të Këshillit, Ohër – Prespa ka tashmë statusin përmes të cilit do të sigurohet një mekanizëm që ruan balancën midis zhvillimit të qëndrueshëm të këtij rajoni me mbrojtjen e resurseve natyrore, duke u prezantuar gjithashtu me status në interes për të gjithë komunitetin e donatorëve.


Ky vendim u përshëndet edhe nga Ministri i Mjedisit Lefter Koka i cili shtoi se ky është një lajm shumë i mirë për qeverinë shqiptare. Ministri Koka, teksa e vlerësoi si pozitiv vendimin e UNESCO-s, shtoi se ai tashmë shton edhe detyrat dhe përgjegjësitë e qeverisë shqiptare për miradministrimin e zonës.

Ndër të tjera ministri theksoi se mbrojtja e ekosistemeve është prioritet i qeverisë.

“Vendimi i Këshillit Ndërkombëtar të Koordinimit „Njeriu dhe Biosfera“ për dhënien e statusit „Rezervë Ndërkufitare Biosferë“ështënjë vendim pozitiv për qeverinë shqiptare, e cila po i kushton mjedisit vëmendjen e munguar prej dekadash. Jam i kënaqur që një nga zonat më të bukura si Ohër-Prespa fiton një status të tillë. Ky vendim rrit akoma më shumë detyrat tona për mirëadministrimin e zonës me qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës së komuniteteve që jetojnë në këto zona. Ministria e Mjedisit do të vazhdojë të punojë për të mbrojtur pasurinë natyrore kombëtare dhe për t‘i ofruar qytetarëve shqiptarë një mjedis sa më të pastër dhe të denjë“shprehet Ministri Koka.

Në takimin e mbajtur në mars me drejtoren e UNESCO-s Irina Bokova, Ministri i Mjedisit, Lefter theksoi vlerat e mëdha të vendit tonë dhe të natyrës së bukur shqiptare,duke kërkuar mbështetjen e UNESCO-s për promovimin e kësaj pasurie në mbarë botën. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
 - See more at: http://www.shqiptarja.com/aktualitet/2731/oher-prespe-merret-nen-mbrojtjen-e-unesco-koka-rriten-detyrimet-219509.html#sthash.F9qyzZ8J.dpuf

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate