14 giugno 2014

Sarandë, Gjermeni organizon pritje për një grup turistësh suedezë 6/2014

14 Qershor 2014 - 17:32
TIRANE- Ministrja e Turizmit Eglantina Gjermeni ka organizuar një pritje për një grup turistësh suedeze që po pushojnë në Sarandë. Në mjediset turistike të një prej hoteleve të frekuentuara nga dhjetëra pushues nordike, ministrja u ka uruar mirëseardhjen dhe i ka pyetur nga afër lidhur me shërbimin e ofruar gjatë qëndrimit të tyre në Sarandë.

Turistët suedezë janë vendosur në 6 nga hotelet më të mira të Sarandës, me tendencën që verën e ardhshme numri i tyre të shtohet dukshëm. Turi i tyre ka nisur në 26 maj dhe do të vazhdojë deri në fillim të tetorit, duke shënuar një sezon të gjatë turistik në Sarandë.

Ambasadori suedez i pranishëm në këtë mbrëmje i përshëndeti të pranishmit, si dhe pritësit në mënyrë të veçantë.

Turistët suedezë i përkasin turizmit të tipit “Back to Back”, pasi brenda një jave vendin e tyre në Sarandë e zë grupi pasardhës, ndërkohë që guida e tyre përfshin hapësirën Sarandë-Gjirokastër dhe asetet natyrore, arkeologjike, natyrore dhe turistike të këtij rajoni.

Ata mbërritën pas fluturimit me “charter” në Korfuz, e më pas nëpërmjet portit në Sarandë.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
 - See more at: http://www.shqiptarja.com/aktualitet/2731/sarande-gjermeni-organizon-pritje-per-nje-grup-turistesh-suedeze-220112.html#sthash.fVeb5qIF.dpuf

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate