12 giugno 2014

Durrës, operatorët turistike,Biznesi informal, i paregjistruar në organet tatimore, po dëmton rëndë biznesin e ligjshëm që operon në zonat turistike

DURRES- Biznesi informal, i paregjistruar në organet tatimore, po dëmton rëndë biznesin e ligjshëm që operon në zonat turistike. Ka qenë ky shqetësimi kryesor që kanë ngritur operatorët turistikë në Durrës, gjatë një takimi me administratën tatimore. Kryetari i sektorit të Akomodimit Ervin Bytyçi, teksa renditi problematikat që ka aktualisht biznesi që operon në zonat turistike tha se konkurrenca e pandershme dhe informaliteti e ka dëmtuar biznesin, duke kërkuar ndërhyrje në këtë drejtim por edhe rregullim të taksës së TVSH-ës.

Duke iu përgjigjur interesit të operatorëve turistike, drejtoresha e përgjithshme e Tatim-Taksave Briseida Shehaj, kërkoi bashkëpunimin e bizneseve në shlyerjen e detyrimeve, në rast të kundërt do të përballen me ligjin.

Kritika nga biznesi, pati edhe për administratën tatimore, e cila sipas tyre nuk e ushtron ashtu sikurse duhet detyrën në drejtim të goditjes së informalitetit.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com) - See more at: http://www.shqiptarja.com/aktualitet/2731/operator-t-turistik--ka-informalitet-briseida-shehaj-shlyeni-detyrimet-219678.html#sthash.xki3c6XF.dpuf

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate