01 giugno 2014

Dukagjin, bie në greminë, humb jetën turisti çek.....Siguria??? 1/Qershor/2014

01 Qershor 2014 - 16:50Dukagjin, bie në greminë, humb jetën turisti çekDUKAGJIN- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak çaste më parë në fshatin Ndërlysaj të Dukagjinit. Një turist çek ra në greminë, e për pasojë humbi jetën.

Ngjarja ndodhi rreth orës 15:00, pasi turisti po shkonte për të parë Syrin e Kaltër, zonë turistike në Komunën Shalë. Ndërkohë, trupi i viktimës nuk është nxjerr ende nga gremina. Turisti ka qenë i shoqëruar nga dy persona të tjerë.

Sipas raportimeve që vinë nga vendi i ngjarjes, nga korenspondetja Eliona Kodra, për News24, bëhet me dije se viktima është David Pola, 44 vjeç. Aksidenti ka ndodhur në një rrugë të ngushtë, gjatë të cilët turisti ishte duke kaluar dhe më pas i ka rrëshqitur këmba, duke rënë nga një lartësi prej 100 metrash.

Duke mos ndërhyrë dot në vendin e aksidentit, për shkak të lartësisë 100 metër, një helikopter i Ministrisë së Brendshme u nis nga Tirana dhe më pas u bë e mundur nxjerrja e trupit. Helikopteri bëri të mundur transportimin e trupit të turistit çek në morgun e spitalit të Shkodrës.

(e.m/BalkanWeb)http://www.balkanweb.com/kryesore/1/dukagjin-bie-ne-gremine-humb-jeten-turisti-cek-192680.html

Burimet policore nga Policia e Shkodrës bënë të ditur se rreth orës 15:00 janë njoftuar nga përfaqësia diplomatike në vendin tonë se një turist nga Çekia kishte mbetur i plagosur rëndë pas një aksidenti të pësuar gjatë një udhëtimi në zonat malore të Dukagjinit. Sipas policisë, nga informacionet e mbledhura është mësuar se ngjarja kishte ndodhur në fshatin Ndërlysaj të Dukagjinit. Menjëherë është njoftuar Ministria e Brendshme, e cila ka nisur një helikopter për në vendin e ngjarjes, nëpërmjet të cilit është gjetur vendndodhja e një grupi turistësh, me të cilët kishte qenë edhe 44-vjeçari David Polach. Ata kanë treguar për forcat policore se Polach kishte rënë në një greminë rreth 100 metra të thellë. Uniformat blu kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit, por ka qenë shumë vonë për t’i shpëtuar jetën. Sipas të dhënave, katër shtetas çekë kishin katër ditë që ndodheshin për turizëm malor në fshatin turistik të Thethit. Grupi i turistëve kishte vendosur dje në mesditë për të bërë ecje në mal në fshatin Ndërlysaj. Në momentin që kanë qenë në një shpat malor të thepisur, grupi i turisteve është përballur me reshje të dendura shiu dhe në atë çast, 44-vjeçarit i ka rrëshqitur këmba. Pas këtij aksidenti i gjithë grupi është kthyer në Shkodër dhe ka vendosur që të kthehet në Çeki bashkë me trupin e pajetë të mikut të tyre. Kjo nuk është hera e parë që ndodhin aksidente në zonën e Thethit, ku protagonistë janë turistët çekë. Këta të fundit e preferojnë jashtë mase turizmin në këtë zonë malore të vendit tonë. Para disa vitesh, katër studentë çekë janë zhdukur në zonën e Thethit, për të cilët ka pasur edhe hetime nga policia, duke ngritur dyshime për vrasje, por deri më sot nuk është gjetur asnjë gjurmë e tyre. A.Hoti

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate