
Një plazh tipik Evropian me të gjitha parametrat që kërkon një pushues. Një shembull që për autoritetet tregon se me pak investime mund të ndërtohet një plazh që i plotëson kushtet për sigurinë dhe akomodimin më të mirë të pushuesve.
Synimi i Agjencisë Kombëtare të bregdetit është që edhe në Shqipëri të ketë plazhe të tipit “Blu Flag” sikurse edhe në vendet e rajonit siç është Mali i Zi me 60 të tillë. Një plazh me parametrat dhe kërkesat bashkëkohore unë e ndesha në fundjavë te “Plazhi i Gjeneralit”.
Pastërtia dhe rregulli prezantoheshin që në hyrje të ambienteve të këtij plazhi të vogël por tepër të kërkuar nga pushuesit. Makina të shumta të ardhura nga Tirana, Elbasani, Kavaja e vende të tjera, parkoheshin me rregull larg vendqëndrimeve të plazhistëve.
Në ambjentin ranor të tij, kishte një pastërti dhe rregull që të bënte përshtypje. Kulla e Rojes Bregdetare qëndronte në qëndër dhe disa djem të rinj vigjilonin nga lartësia e saj. Shërbimi dhe gatimi ishin në lartësinë e duhur.
Një problem që mbetet i pa zgjidhur është sistemi rrugor që akoma nuk po kap standardet që mund të ndihmojë për një turizëm bashkëkohor. Agjensia Kombëtare e Bregdetit, mbetet vigjilente që gjatë këtyre ditëve plazhi i madh i Durrësit dhe sidomos zona e Shkëmbit të Kavajës do të kontrollohen nga inspektorët e Agjencisë për të parë nëse janë zbatuar kriteret e përcaktuara nga ky organ që në fillim të sezonit turistik./a.g/http://www.ata.gov.al/nje-plazh-me-standarde-bashkekohore-136015.html
Nessun commento:
Posta un commento