
“Plazhi i Llamanit” është një nga ato vende që është shndërruar në një nga epiqendrat e zhvillimit të turizmit në Rivierën Shqiptare. Ai ndodhet rreth 5 km në jug të qytezës së Himarës, në një largësi prej më shumë se 75 km nga Vlora dhe është i vendosur mes disa kodrave të larta që zbresin butë deri në breg të detit.
-Llamani, plazhi që është transformuar-

Landi, një nga pronarët e strukturës turistike në këtë bregdet, thotë se ka investuar për të ndërtuar dhe për t’ju gjendur pushuesve. “Kemi plotësuar dhe po plotësojmë të gjitha kushtet që u nevojiten pushuesve për të kaluar ditë të këndshme në plazh”, tregon ai. Këtu nis sezoni në muajin qershor dhe përfundon diku nga fundi i shtatorit.
-Mungesa e rrugës, një problem shqetësues-
Rruga është një nga ato element që mungon këtu. Është një segment prej pak më shumë se 500 metrash, që lidh aksin kombëtar Vlorë-Sarandë me plazhin. Përmirësimi i kushteve të udhëtimit me ndërtimin e Rrugës së Bregdetit është shoqëruar me shumëfishimin e numrit të pushuesve dhe turistëve të huaj. Kjo pohohet nga banorë dhe drejtues të qeverisjes vendore të Himarës. Kryetari i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, thotë se plotësimi i infrastrukturës rrugore, është një nga faktorët përcaktues në rritjen e numrit të pushuesve.

Bregdeti i Himarës ka një kapacitet akomodues prej 25-30 mijë shtretërish. Struktura turistike akomoduese përbëhet nga tre kategori, mes të cilave, ajo hotelerike, me rreth 3500 shtretërish, turizmi familjar, me rreth 15 mijë shtretër dhe, kategoria e përzier, ku, nuk ka një profil të saktë hotelerik, apo familjar. Bregdeti me gjatësi rreth 30 km ofron mjaft surpriza për pushuesit, ku përfshihet edhe Plazhi i Llamanit. Ai, bashkë me plazhet e vogla dhe shkëmbore të Porto Palermos, apo mjediset e virgjëra të Livadhit, të Gjipesë, të Potamit etj, formon zinxhirin e margaritarëve natyrorë të bregdetit të Jugut. /a.ke/ http://www.ata.gov.al/reportazh-himare-plazhi-i-llamanit-nje-nga-perlat-e-rivieres-136417.html
Nessun commento:
Posta un commento