

Programi i çdo fillim sezoni parashikon një pjesëmarrje shumë më të gjerë të fluturuesve, që realizojnë një spektakël sportiv ajror. Sipas drejtuesve të Bashkisë së Vlorës, fluturimi sportiv po bëhet gjithnjë e më tepër pjesë e promovimit, por edhe një resurs në rritje për turizmin.
Nga ana e tij, Auron Rrokaj, një nga fluturuesit më të njohur në vend, drejtues i aeroklubit “Qielli i Shqiponjave”, ripërsërit për ATSH-në mendimin e tij se, Vlora krijon mundësi të jashtëzakonshme për të ushtruar këtë sport dhe për të afruar mijëra fluturues nga vende të ndryshme të botës.
Sipas tij, në këtë drejtim përmbushen standardet e nevojshme për të ushtruar këtë sport. Ka dy pika që nuk ndodhen në asnjë vend tjetër të Shqipërisë, siç është ajo e Llogorasë, në një lartësi 1400 metra që vlerësohet edhe nga të huajt e pasionuar pas këtij sporti, si një nga vendet më mira sot në Evropë. Ndërkohë, kodrat e Shashicës mbi qytet në një lartësi prej 700 metrash, janë tepër të përshtatshme për të mësuar dhe për të përfshirë në këtë sport masën e gjerë të të rinjve, duke e shndërruar atë në një mundësi reale për zhvillimin e turizmit.
Janë këto arsyet që qindra pilotë të huaj vijnë çdo vit në Vlorë për të ushtruar këtë sport dhe marrin pjesë edhe në gara kombëtare, siç është ajo “Albania open”. Janë mesatarisht rreth 130 parashutistë nga vende të ndryshme të botës që bëhen pjesë e këtij spektakli të përvitshëm, duke krijuar në Vlorë një atmosferë mjaft festive në fillimin e sezonit turistik.
-Mungon kuadri ligjor përkatës-

Nessun commento:
Posta un commento