Nga Anisa Ymeri |
TIRANË- Qasja jo optimale e qytetarëve shqiptarë me muzetë apo galeritë e artit në vend është folur e përfolur jo pak në këtë një çerek shekulli post rënies së komunizmit. Në këto institucione të kulturës, shifrat dëshmojnë për vizitueshmëri të ulët, andaj edhe është parë si urgjencë afrimi i publikut shqiptar me vlerat që këto institucione mbartin. Për çka, Galeria Kombëtare e Arteve njofton të premten hyrja apo vizita në Galerinë do të jetë pa pagesë, pra falas për këdo qytetar, për grupe nxënësish, apo për këdo student që do të njohë vlerat kombëtare të artit pamor. Galeria Kombëtare e Arteve fton kështu publikun shqiptar të vizitojë linjën muzeale të ekspozuar në sallat e saj. Është kjo një ftesë e këtij institucioni qendror të artit në vend për këdo që do artin e veçanërisht pikturën dhe skulpturën. Kësisoj, cilido shqiptar është i mirëpritur të vizitojë dhe të njohë vlerat kombëtare që transmeton arti i artistëve shqiptar ndër shekuj, pasi në fondin e Galerisë Kombëtare të Arteve gjenden kryeveprat e piktorëve shqiptarë prej fillesave që datojnë nga fundi i shekullit të XIX, periudhë e cila shënon edhe fillesat e pikturës jo fetare shqiptare. Autori më i hershëm i pikturës është Kol Idromeno dhe një veprat më të rëndësishme të pikturës shqiptare është “Motra Tone” që daton në vitin 1883 e që është restauruar në Luvër vite më parë. Autorë të tjerë të epokës mund të përmenden Pjetër Marubi, Simon Rrota apo Zef Kolombi. Nga ana tjetër, mundet të gjeni në Galerinë e Arteve artin e realizmit socialist, në pikturë dhe skulpturë! Kjo është vetëm një pjesëz e vogël e fondit të Galerisë Kombëtare të Arteve e për ta prekur atë, mundet që këtë të premte ta vizitoni pa pagesë, një nismë kjo e ndërmarrë në kuadër të politkave të Ministrisë së Kulturës, “Edukim përmes kulturës”, me qëllimin për të nxitur, jo vetëm artdashësit, por veçanërisht qytetarët që në përditshmëri nuk e kanë prezent artin, për të nxitur të rinjtë, fëmijët, prindërit dhe moshat e treta të bëhen pjesë e Galerisë Kombëtare të Arteve. (a.h/News24/BalkanWeb) http://www.balkanweb.com/kultur%C3%AB/2691/vizitoni-galerine-kombetare-pa-pagese-kete-te-premte-173636.html |
DISCOVER and LOVE ALBANIA. KRIJUAR për t'ju lehtesuar kerkimet e informacioneve rreth Shqipërinë Turistike .... MENDONI sikur i njihni bukurit qe ofron Shqiperia, KENI DèGJUAR për te dhe vendet e saja përrallore. Shqipëria nuk kujtohet vetëm në zemër, NE ju japim mundësin qe te njihni arteriet HISTORIKE & KULTURORE qe shtrihen ne token Shqiptare .
20 febbraio 2014
Vizitoni Galerinë Kombëtare pa pagesë këtë të premte
Iscriviti a:
Commenti sul post (Atom)
Nessun commento:
Posta un commento