12 febbraio 2014

Kumbaro: Amatorët të rrinë larg trashëgimisë kulturore




Nga DHURATA HAMZAI
                         12 Shkurt 2014 - 07:40
TIRANE- Reforma e trashëgimisë kulturore do të fillojë nga Drejtoritë Rajonale në gjashtë qytete, aty ku dhe është përqendruar numri më i madh i monumenteve të kulturës. Këto janë Shkodra, Vlora, Korça, Durrësi, Berati dhe Gjirokastra. Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka shkruar në facebook, duke  theksuar, se për këto drejtori kërkohen profesionistë. “Drejtoritë rajonale të Kulturës do të marrin vëmendjen që s’e kanë patur! Administratorët lokalë të trashëgimisë kanë nevojë të profesionalizohen, nuk ruhet e as zhvillohet trashëgimia me amatorizëm e indiferentizëm, por me përkushtim e ndërgjegje.

Kush ka mendje tjetër të rrije larg trashëgimisë kulturore!!!”, ka shkruar Kumbaro. Nga Ministria e Kulturës pas reduktimit nga 9 në 6 të numrit të drejtorive, në faqen e MK-së online janë shpallur konkurset për Drejtoritë Rajonale të Kulturës Kombëtare, në Shkodër, Vlorë, Korçë, Durrës, Berat dhe Gjirokastër.  Kandidatët që do të marrin pjesë në konkurs duhet të paraqesin një platforme për menaxhimin territorial të Trashëgimisë Kulturore të zonës në juridiksion te saj.

Kandidati duhet të paraqesë dokumentet brenda datës 14 shkurt pranë Zyrës së Protokollit në Ministrinë e Kulturës. Kandidatët duhet të kenë, përvojë të paktën 10-vjeçare pune në fushën e trashëgimisë kulturore, të ketë përvoja në menaxhim e drejtim të institucioneve kulturore, të ketë kualifikime e përvoja ndërkombëtare.

Problemet e mbartura 
 Jo pak herë specialistë të ndryshëm kanë akuzuar Drejtoritë Rajonale të Kulturës Kombëtare në të gjithë vendin, që ishin nën varësi të Ministrisë së Kulturës si drejtori me pak specialistë, për punësim të militantëve ndër vite dhe duke pasur një mungesë të theksuar të profesionistëve të trashëgimisë kulturore. Shpëtimi i trashëgimisë kulturore nga keqmenaxhimi dhe nga dëmtimet, siç është pohuar më herët nga drejtues të dikasterit ministror “është prioritet i Ministrisë së Kulturës, e cila ka hartuar politika për të ndryshuar këtë gjendje, ku nuk mungojnë jo vetëm ndryshimet në buxhet, por tashmë priten edhe në struktura”.


Shkrimi u publikua sot (12.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
) - See more at: http://www.shqiptarja.com/kulture/2730/kumbaro-amatoret-te-rrine-larg-trashegimise-kulturore-200420.html#sthash.rVptR9rO.dpuf

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate