11 febbraio 2014

Shqipëria mer pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit Mesdhetar feb/2014, Izrael- Shqipëri, bashkëpunim në fushën e turizmit


  1. Postuar më: 11 Shkurt 2014
  2. Shqipëria prezantohet në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit Mesdhetar në Izrael, mes 300 stendave nga vendet e Mesdheut. Në ditën e parë të Panairit stenda e Shqipërisë tërhoqi një numër rekord vizitorësh. Turoperatorët shqiptarë organizuan takime të shumta me partnerë potencialë nga të gjitha vendet pjesëmarrëse, të interesuar për të sjellë turistë të huaj në Shqipëri. Shqipëria turistike është prezantuar në këtë panair nga Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit dhe Agjencia Kombëtare e Turizmit. “Është një mundësi shumë e mirë për të promovuar potencialet e vendit tonë”,-vlerëson Drejtoresha e Agjencisë Julinda Dhame,por edhe për bisneset që operojnë në këtë sektor për të lidhur kontrata bashkëpunimi. Operatorët turistikë vendas që marin pjesë në këtë panair vlerësuan se Panairi I Izraelit në edicionin e tij të 20-të vjen me një gamë të larmishme ofertash dhe si një mundësi për të ndarë praktikat më të mira mes turoperatorëve. Stenda e Shqipërisë në ditën e parë të panairit tërhoqi shumë vizitorë. Turistët izraelitë treguan një interes shumë të madh për të njohur dhe vizituar Shqipërinë. Organizimi I aktiviteteve të tilla bashkon operatorë nga vende të ndryshme që ndajnë mes tyre praktikat më të mira dhe promovon zhvillimin e turizmit, si një sektor me potencial të madh ekonomik për zhvillimin e vendit. Në panairin e Tel Avivit marin pjesë mbi 1400 subjekte. 
  1. Delegacioni shqiptar I përfaqësuar nga zyrtarë të Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit dhe Agjencisë Kombëtare të Turizmit u prit sot në Tel Aviv, në një takim të vecantë nga Ministri Izraelit I Turizmit Z. Uzi Landau. Duke vlerësuar rëndësinë e promovimit të potencialeve turistike të të dy vendeve përmes panaireve, palët diskutuan për mundësi konkrete bashkëpunimi me synim shtimin e numrit të turistëve në të dy vendet. Në emer të Ministres së Zhvillimit Urban dhe Turizmit Eglantina Gjermeni delegacioni shqiptar I dorëzoi Ministrit Izraelit ftesën për të vizituar Shqipërinë gjatë muajit Prill, ftesë të cilës Ministri Landau iu përgjigj pozitivisht. Për t’ju përgjigjur sjelljes së turistëve të cilët kërkojnë të provojnë eksperiencat locale të vendeve që vizitojnë, të dy palët u angazhuan për të organizuar takime të përbashkëta mes turoperatorëve shqiptarë dhe izraelitë për të njohur nga afër mundësitë dhe potencialet e të dy vendeve. Pala izraelite u tregua e gatshme të ofrojë asistencë për certifikimin e guidave në Shqipëri, ndërsa vizita e Ministrit izraelit të Turizmit në Shqipëri do të shoqërohet edhe me firmosjen e një marëveshjeje bashkëpunimi mes dy ministrive.




http://turizmi.gov.al/al/newsroom/lajme/izrael-shqiperi-bashkepunim-ne-fushen-e-turizmit&page=1

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate