më: 24 Shkurt 2014
Mijëra turistë nga e gjithë bota po shohin videon promocionale të destinacioneve kryesore turistike të Shqipërisë që po prezantohet në Karnavalet e Venecias 2014.
Sporti I Shqipërisë turistike po promovohet që prej datës 15 shkurt dhe në sheshin “San Marko” dhe do të shfaqet deri në datën 4 Mars. I pregatitur nga Agjencia Kombëtare e Turizmit pamjet filmike të destinacioneve kryesore turistike të vendit tonë shfaqen 20 herë në ditë përgjatë 10 orëve të një prej manifestimeve më tërheqëse në dy maksi ekranet ballore të sheshit. https://www.facebook.com/photo.php?v=1468871219996063
Karnavalet e Venecias organizohen cdo vit dhe tërheqin mijëra turistë të cilët shijojnë performancat me maska dhe veshje shumëngjyrëshe. Këtë vit tema e karnavaleve është “Natyra fantastike”. Karnavalet dhurojnë argëtim pa fund për vizitorët,kryesisht të huajt.
Gjatë Karnavaleve organizohen parada me kostume tradicionale të qytetit dhe xhiro klasike me varka. Këtë vit sipas organizatorëve do të ketë edhe ballo me maska që do të zhvillohen në rrugë.
Pjesëmarrja e Shqipërisë në një prej atraksioneve turistike më tërheqëse në Itali dhe mbarë tregun turistik, vlerësohet si një nga mënyrat më të mira për për të marketuar turizmin vendas.
Nessun commento:
Posta un commento