TIRANË, 11 Shkurt /ATSH/.- Reforma e trashëgimisë kulturore, do të fillojë nga Drejtoritë Rajonel, në gjashtë qytete, aty ku dhe është përqëndruar numri më i madh i monumenteve të kulturës.
Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka shkruar në facebook, duke theksuar, se për këto drejtori kërkohen profesionistë. “Drejtoritë rajonale të Kulturës do të marrin vëmendjen që s’e kanë patur! Administratorët lokalë të trashëgimisë kanë nevojë të profesionalizohen, nuk ruhet e as zhvillohet trashëgimia me amatorizëm e indiferentizëm, por me perkushtim e ndërgjegje. Kush ka mendje tjetër të rrije larg trashëgimisë kulturore!!!”, ka shkruar Kumbaro.
Kandidatët që do të marrin pjesë në konkurs duhet të paraqesin një platforme për menaxhimin territorial të Trashëgimisë Kulturore të zonës në juridiksion te saj. Kandidati duhet të paraqesë dokumentet brenda datës 14 shkurt pranë Zyrës së Protokollit në Ministrinë e Kulturës.
Kandidatët duhet të kenë, përvojë të paktën 10 vjeçare pune në fushën e trashëgimisë kulturore, të ketë përvoja në menaxhim e drejtim të institucioneve kulturore, të ketë kualifikime e përvoja ndër/kombëtare.
Ministria e Kulturës e ka reduktuar nga 9 në 6 numrin e Drejtorive Rajonale të Kulturës, në Shkodër, Vlorë, Korçë, Durrës, Berat dhe Gjirokastër./b.l/f.n/
Nessun commento:
Posta un commento