25 febbraio 2014

Rikonceptimi i dy muzeve arkeologjike të Durrësit dhe Tiranës, Arkeologët shqiptarë dhe italianë prezantojnë projektet

25 shkurt 2014 16:26
Ministrja E zhvillimit Urban dhe Turizmit Eglantina Gjermeni mori pjesë në ceremoninë e prezantimit të ekspozitës “Të njohësh, ruash, shfaqësh: Kërkimet italiane mbi trashëgiminë arkeologjike dhe monumentale në Shqipëri”.
“Prezervimi dhe promovimi i vlerave kulturore dhe historike unike të vendit, janë jo vetëm një vlerë e shtuar por dhe elementët e nevojshëm për ta transformuar Shqipërinë në një destinacion të preferuar me vlera unike dhe me pasuri kombëtare të patjetërsueshme në ofertën e tregut ndërkombëtar të turizmit”, - u shpreh Ministrja Gjermeni në fjalën e saj.
Prezantimi për publikun i kësaj ekspozite ndërthur 3 projekte restaurimi në tre prej atraksioneve turistike primare të vendit: Muzeun Arkeologjik të Durrësit, Amfiteatrin e Durrësit dhe Muzeun Arkeologjik në Tiranë.
Nisma është fryt i bashkëpunimit të tri universiteteve italiane (Politeknikut të Barit, Universitetit të Parmës dhe atij të Chieti-Pescara) prej vitesh të angazhuara në kërkimet mbi trashëgiminë arkeologjike dhe arkitektonike në Shqipëri në bashkëpunim me Institutin e Monumenteve të Kulturës dhe Institutin e Arkeologjisë në Shqipëri.
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro dhe Ambasadori Italian Massimo Gaiani. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në 1 mars për publikun e interesuar.  http://turizmi.gov.al/al/newsroom/lajme/prezantohen-projekte-per-trashegimine-arkeologjike-dhe-monumentale-ne-shqiperi&page=1

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate