Postuar më: 27 Shkurt 2014
Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit Eglantina Gjermeni priti sot në një takim të veçantë Drejtorin e Zyrës Nën-Rajonale të ILO-s në Budapest Antonio Graziosi. Turizmi si një nga sektorët që gjeneron punësim është në fokusin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Ministrja Gjermeni e informoi zyrtarin e Kombeve të Bashkuara mbi nismat që ka ndërmarë institucioni që ajo drejton për të promovuar turizmin vendas si një nga sektorët që sjell zhvillim ekonomik. “Ne jemi të interesuar të promovojmë edhe përmes projekteve konkrete produktet tradicionale lokale, të trajnojmë të rinjtë dhe të sigurojmë më shumë punësim për gratë” – u shpreh Ministrja Gjermeni.
Zyrtari I ILO-s u njoh me projektet e hartuara nga Ministria në fushën e turizmit dhe ofroi mbështetje për forcimin e kapaciteteve të administratës dhe mundësinë për të organizuar kurse kualifikuese në funksion të rritjes së cilësisë së shërbimit në sektorin e turizmit në vend. http://www.turizmi.gov.al/al/newsroom/lajme/turizmi-sektori-qe-promovon-zhvillimin-e-qendrueshem-ekonomik&page=1
Nessun commento:
Posta un commento