16 febbraio 2014

Traditë-Elbasan-Ura mesjetare e Kamaras, simbol i Via Egnatia

Elbasan-Ura e Kamares Foto Miranda Sadiku 3ELBASAN 16 Shkurt / ATSH- Miranda Sadiku/-Përgjatë rrugës nacionale Elbasan – Librazhd, shumë pranë fshatit Mirakë ndodhet një urë e vjetër, e cila cilësohet si një objekt me vlera të rralla.  Në pamje të parë, kur e vështron këtë urë nga larg të lë të kuptosh se ka shumë shekuj mbi shpinë.   Për të parë më nga afër këtë urë, duhet të përshkosh rrugën e vjetër Egnatia, një rrugicë të ngushtë të fshatit e më pas ndodhet Ura e Kamarës, e cila është rreth 40 metra e gjatë dhe ka një gjerësi prej 3.5 metra.  Sipas historianëve ura është ndërtuar aty nga viti 1714. Sipas mbishkrimit në një pllakë guri të gjetur në kamaren e urës shkruhet  “ Shpirti i qoftë gëzuar Ahmetit, nga Elbasani. Kush kalon këtej të japë një lutje mirëbërësit të urës”.  Po të afrohesh pranë urës, të bie në sy fakti se ajo edhe pse kanë kaluar shumë shekuj dhe prurjet e lumit kanë qenë të shpeshta, ura nuk është lëkundur aspak. Ura është asimetrike, me tre qemerë interesante për nga forma dhe lloji i ndërtimit. Qemeri i madh i urës ka një hapësirë prej 23 metra dhe qemeri i djathtë është në formë segmenti rrethor. Ndërmjet tyre ka dritare shkarkuese në formë lundre.  Vitet e fundit vetë banorët e fshatit, kanë hequr vetëm një gur shekullor të saj, ndërsa gurët e shtrimit vazhdojnë të egzistojnë. Janë vetë banorët e Mirakës ato të cilët e ruajnë urën, dhe herë pas here kur të huajt shkelin mbi të , kanë kënaqësinë edhe të tregojnë historinë e urës, dhe vitin që ajo është ndërtuar, edhe pse me vështirësi për shkak të gjuhës. Mësohet se këto dy vitet  e fundit urën e kanë vizituar shumë turistë, të cilët nuk kanë lënë luginë të Lumit Shkumbin pa shkelur.  Ura e cila mban mbi shpinë çdo ditë mbi 300 banorë të zonës, të duket se është më e fortë se ato që ndërtohen në ditët e sotme.  Vetë fshatarët e zonës, tregojnë se kur është ndërtuar kjo urë, është bërë edhe një kurban, pikërisht nën pemën e një fiku që ka moshën e urës, pasi edhe në ditët e sotme fiku egziston ende, dhe janë vetë banorët të cilët e ruajnë si një fryt të shenjtë./a.gj/ http://www.ata.gov.al/tradite-elbasan-ura-mesjetare-e-kamaras-simbol-i-via-egnatia-53322.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate