16 febbraio 2014

5 projektet finaliste me te mire për Konkursin Ndërkombëtar për Vijën Bregdetare të Qytetit të Vlorës.

16.2.2014
Konkursi Ndërkombëtar për Vijën Bregdetare të qytetit të Vlorës pati një numër rekord  regjistrimesh online krahasuar me konkurse të mëparshme të organizuara në vend. Në përfundim të afatit zyrtar, në faqen e Konkursit u regjistruan rreth 110 studio vendase e të huaja, mes të cilave kishte edhe grupime studentore.
Konkursi Ndërkombëtar për Vijën Bregdetare të Qytetit të Vlorës në kushte të një detyre projektimi jo fort të thjeshtë dhe një vije bregdetare 5 km të gjatë arriti të marrë plot 45 projekt-propozime, të cilat janë vizione mjaft të mira për zhvillimin e këtij aseti urban të spikatur në bregdetin e Jugut.
Harta nga vijnë projekt-propozimet për Konkursin është si më poshtë:
Itali (15), Shqipëri (13), Francë (3), SHBA (2), Belgjikë, Britani e Madhe, Gjermani, Greqi, Hollandë, Poloni, Spanjë, Zvicër, Kosovë, Maqedoni, Indi, Liban
Në përfundim të afatit të Fazës së parë të Konkursit, Juria ndërkombëtare e Short-listimit, ose shqipëruar si Juria e Zgjedhjes Paraprake, në tre ditët që pasuan, më 13, 14 dhe 15 Shkurt, punoi intensivisht për të vlerësuar 45 propozimet e mbërritura dhe për të përzgjedhur 5 propozimet më të mira.
Sot Juria ka marrë vendimin të cilin Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit po e ndan me publikun. Konkursi ishte anonim dhe Juria e ka bërë përzgjedhjen e saj vetëm mbi bazën e propozimeve të mbërritura.
Lista e 5 propozimeve më të mira, mes 45 propozimeve që aplikuan u vendos nga një Juri Ndërkombëtare e përbërë nga 5 anëtar, të cilët janë: Rainer Hehl, Andreas Ruby, Anne Charlotte Malterre Barthes, Johan Anrys dhe Daniel Gjoni.
Ndërkohë që Juria Finale në datë 21 Shkurt do të ketë 9 anëtarë, mes tyre edhe arkitektin e mirënjohur dhe me një eksperiencë mjaft të spikatur praktike dhe akademike, Milanezin Stefano Boeri, shumë i njohur edhe për profesionistët shqiptarë.
5 të përzgjedhurit që do të vijnë të prezantojnë propozimet e tyre përpara publikut të Vlorës,janë:
1
L'AUC Paris
Djamel Klouche
Francë
2
DOGMA
Martino Tattara
Belgjikë - Itali
3
HFF
Simon Hartmann
Zvicër
4
MBAS
Matthias Bauer
Gjermani
5
XDGA
Xaveer de Geyter
Belgjikë

Në faqen zyrtare të Konkursit www.vlorawaterfront.al, gjatë ditëve në vijim, do të keni mundësi të gjeni informacion të gjerë lidhur me profilin anëtarëve të jurisë ndërkombëtare si edhe të 5 studiove të përzgjedhura.
Në përfundim të Fazës 1 të Konkursit, Studiot që kanë përgatitur 5 propozimet e përzgjedhura do të ftohen në Vlorë, më datë 21 Shkurt për të prezantuar projektet e tyre drejtpërsëdrejti përpara Jurisë Ndërkombëtare Finale dhe qytetarëve të Vlorës. Aty do të përzgjidhet edhe fituesi i konkursit dhe do të ndahen çmimet e paracaktuara. Do të ketë 3 Çmime për tre propozimet më të mira, si edhe një çmim special për studion më të mirë vendase (ju rikujtoj që ka 15 aplikime nga studio të trevave shqiptare).
Në prezantimin e 5 vizioneve për shndërrimin e Vijës Bregdetare të qytetit të Vlorës në një ndër pikat më tërheqëse të Mesdheut, ftojmë të gjithë qytetarët e Vlorës të na ndjekin drejtpërdrejt nga Salla e Teatrit “Petro Marko”, por edhe nga një ekran i madh që do të vendoset në hyrje të tij, ditën e Premte, më datë 21 Shkurt, nga ora 10:30 deri në shpalljen e fituesit.
Ftojmë gjithashtu edhe gjithë profesionistët që kanë aplikuar ose jo në këtë konkurs, të vijnë në Vlorë e të ndjekin nga afër këndvështrime të ndryshme për transformimin e një Vije Bregdetare. Në datën 21 Shkurt, në Tetrin “Petro Marko”, përvec 5 prezantimeve të propozimeve të përzgjedhura, do të keni mundësi të shikoni të ekspozuar gamën e plotë të 45 propozimeve të ardhura në adresë të Konkursit Ndërkombëtar për Vijën Bregdetare të Vlorës.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate