
-Ura e Bratit, e tipit me dy harqe-
Ura e Bratit, e shpallur monument kulture, është e tipit me dy harqe, më e madhja e të cilave është ajo që kufizon lumin, ndërkohë që në pjesën tjetër të objektit spikasin dritare që shërbejnë për shkarkimin e ujrave. Ka një gjatësi prej rreth 30 metrash dhe lartësi deri në 9 metra. Me këto karakteristika, ajo vlerësohet si një objekt me mjaft vlerë në këndvështrimin arkitekturor dhe atë historik. Ajo lidh rrugën e vjetër të Karvaneve me atë të Rrëzës, mjaft të njohura në historinë e krahinës së Lumit të Vlorës dhe më gjerë.
-Ura, vendi ku u xhiruan mjaft skena nga filmi “Nëntori i Dytë”-
Ura e Bratit është e njohur shumë pak. Pavarësisht se, ajo vazhdon t’u shërbejë banorëve, për të nuk është shkruar pothuajse fare, ndërkohë që pak specialistë kanë marrë nismën për të shkuar atje dhe për të evidentuar ato vlera që e bëjnë atë një objekt të veçantë.Për këto vlera që mbart, përfshirja e këtij objekti në guidat e zonës, do të jetë me mjaft impakt në funksion të turizmit kulturor dhe historik, krahas resurseve të tjera të mëdha në këtë drejtim.Aq më tepër që ka edhe një element që e bën atë të veçantë. Karakteristikat e saj, bënë që realizuesit e filmit të “Nëntori i Dytë”, produkt i Kinostudios “Shqipëria e Re”, ta përzgjidhnin mes vendeve ku u xhiruan mjaft nga skenat e këtij filmi. Kjo është edhe një arsye më tepër që Ura e Bratit të vlerësohet në dimensionin e plotë të vlerave që mbart./b.k/ http://www.ata.gov.al/ura-6-shekullore-e-bratit-aty-ku-u-xhirua-filmi-nentori-i-dyte-46454.html
Nessun commento:
Posta un commento