04 febbraio 2014

Durrës: Pastrohet arena e amfiteatrit, rreziku vjen nga mbeturinat

Arena e amfiteatrit te Durrësit është pastruar këto ditë nga mbeturinat Foto Gezim Kabashi ATSHDurrës 4 Shkurt /ATSH-Gëzim Kabashi/.-Arena e amfiteatrit te Durrësit është pastruar këto ditë nga mbeturinat që hidhen nga banorët e shtëpive përreth. Monumenti më i madh i antikitetit që është zbuluar në vendin tonë ndodhet në  qendër të lagjes “Kala”, e cila ka një intensitet të madh banimi.
Një minieskavator dhe një automjet vetshkarkues kanë ndihmuar punonjësit e degës rajonale të kulturës për pastrimin e arenës nga mbeturinat urbane, të cilat kishin zënë vend prej vitesh në qoshe të këtij territori.
Mungesa e kazanëve të mbeturinave, ose vendosja e tyre në hapësirën me destinacion turistik kanë krijuar disa herë probleme në menaxhimin e pastërtisë së këtij territori. Tre vjet më parë një nga shkollat 9-vjeçare të qytetit u zotua të përkujdeset për zonën e zbuluar nga ekspeditat italo-shqiptare në pjesën juglindore të amfiteatrit, por gjith[ka mbeti në mes të rrugës.
Amfiteatri i Durresit është ndërtuar në fillim te shek të I te e.s. Ai ka vlera të veçanta arkitekturore dhe artistike dhe mund te krahasohet me monumentet e kësaj periudhe të Pompeit dhe Kapuas në Itali. Amfiteatri ka trajtë elipsi me diameter 136 metra dhe lartësi si rreth 20 m. Shkallarja për shikuesit e veshur me pllaka të bardha merrte 15-20.000 veta ndersa ne arenë zhvilloheshin luftimet e gladiatorëve. Amfiteatri 2700-vjeçar qëndron mes 30 amfiteatrove të zbuluar të botes antike nga Roma deri ne Budapest dhe Lion./f.h/ http://www.ata.gov.al/durres-pastrohet-arena-e-amfiteatrit-rreziku-vjen-nga-mbeturinat-2-40845.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate