DISCOVER and LOVE ALBANIA. KRIJUAR për t'ju lehtesuar kerkimet e informacioneve rreth Shqipërinë Turistike .... MENDONI sikur i njihni bukurit qe ofron Shqiperia, KENI DèGJUAR për te dhe vendet e saja përrallore. Shqipëria nuk kujtohet vetëm në zemër, NE ju japim mundësin qe te njihni arteriet HISTORIKE & KULTURORE qe shtrihen ne token Shqiptare .
05 agosto 2013
Ura e Goricës, një nga veprat që bën pjesë në trashëgiminë kulturore për nga vlerat që mbart, po shkon drejt rrënimit.
Ura e Goricës, një nga veprat që bën pjesë në trashëgiminë kulturore për nga vlerat që mbart, po shkon drejt rrënimit.
Megjithëse një vit më parë, me vendim të Këshillit Bashkiak Berat, u izolua për të mos lejuar kalimin e automjeteve, të cilat po e dëmtonin, një muaj para fushatës Ura e Goricës u lirua nga këto pengesa dhe sot mbi të kalojnë të gjitha llojet e automjeteve, pa asnjë lloj kufizimi.
Drejtori pranë Degës së Monumenteve, Berat, Ilir Azizolli, pohon për Top Channel se ura u izolua jo më kot, pasi në të kishin filluar të shfaqeshin
Turizmi
Dardha, destinacioni i verës
Na ishte njëherë Patoku...
Si të ruheni nga hajdutët
dëmtime serioze, që nga kalldrëmi, që përbën tabanin e urës, e deri te bordurat, ndërsa edhe rrjeti ujor, ku kalon tubacioni për lagjen muzeale, është dëmtuar dhe rrjedhja vazhdon nëpër të gjithë urën.
Ura e Goricës është ndërtuar me gurë të bardhë, më shumë se dy shekuj e gjysmë më parë, dhe mbart vlera arkitektonike të jshtëzakonshme. Ajo ka shërbyer për lidhjen e Beratit me pjesën tjetër, jo vetëm të lagjes muzeale Goricë, por dhe të të gjithë qytetit të Beratit, drejt Përmetit.
Ndërsa deri dje ka mbajtur peshën e trafikut, për një vit rresht u mor vendimi për izolimin e saj, vetëm në funksion të këmbësorëve. Kjo vepër e monumeteve të kulturës, e cila po shkon drejt rrënimit, i shtohet shumë objekteve të tjera, që po rrënohen në qytetin e Beratit. / Top Channel
Iscriviti a:
Commenti sul post (Atom)
Nessun commento:
Posta un commento