Bujar Kore, operatori i Televizionit Shqiptar rrëfen si e xhiroi qytezën e re të Jugut para 37 vitesh me lejen e Degës së Brendshme.
Pse zona ruhej me postbllok policie që nuk lejonte askënd të qarkullonte pas orës 16.00 të mbrëmjes
-Nga ekrani i vetëm të sigluar si “TV Tirana” shqiptarët mund të shihnin atë çka programonte drejtoria e RTSH-së në bashkëpunimin e ngushtë me zyrën e propagandës në Komitetin Qendror. Dhe një nga detyrat e televizionit ishte dhe pasqyrimi i jetës së re socialiste, si në rastin e qytezës së Ksamilit,e cila në vitin 1974 mund të kishte disa mijëra aksionit që hapnin tokat e reja, por banorët e parë zyrtarë të saj ishin 60 familje të ardhur nga fusha e Korçës. Operatori i mirënjohur i Televizionit Shqiptar, Bujar Kore, rrëfen se si një ditë të bukur ekipi i TVSH-së, me gazetar e kamera, u nis drejt qytezës më të re shqiptare, ku pritej të vinin familjarët e rinj, me çanta në duar e dyshek në kurriz, për t’u sistemuar në pallatet e reja 5-katërshe, e më pas për t’u çertefikuar në gjendjen civile. 37 vite më vonë, Bujar Kore ka menduar të realizojë një tjetër telereportazh në të njëjtin qytet, që duke e montuar me atë që kanë bërë rreth katër dekada më parë, do të japin një produkt të ri që mund të mbajë thuajse të njëjtin titull: “Ksamili dje dhe sot”.
Vini nga Ksamili ku keni bërë regjistrime të reja. Pas sa vitesh ktheheni me kamerën tuaj në këtë vend?
Për herë të parë në Ksamil kam shkuar para 37 vitesh, pra në vitin1974, nga Televizioni Shqiptar për të bërë një telereportazh. Në ekip unë punoja me gazetarin Fuat Memeli. Telereportazhi u titullua “Ksamili sot dhe nesër”. Në atë kohë sapo ishin ngritur katër pallatet e para të qytezës së re, të cilat kishin hapur themelet në vitin 1973 dhe banorët e parë po hynin brenda. Ekipi i Televizionit Shqiptar duhet ta pasqyronte këtë ngjarje. Unë regjistrova jo vetëm banorët, të cilëve gazetari Fuat Memeli u mori edhe disa intervista, por dhe gjithçka mundja nga pamja e rivierës.
Nga cila zonë e Shqipërisë vinin këta banorë të rinj?
Ishin banorë që kishin ardhur nga rrethi i Korçës, më saktë nga Ndërmarrja Bujqësore e Maliqit dhe Sheqerasi. Sepse aty duhej të vinin njerëz që kishin punuar në bujqësi dhe që kishin eksperiencë. Padyshim Ksamili ishte një vend i planifikuar me tarraca ku do mbilleshin ullinj e agrume. Pra ishte një vend bujqësor. Këta banorë ishin të parët që iu përgjigjën thirrjes së shtetit për të populluar qytezën e re në brigjet e Jonit. Në kronikën e kohës janë regjistruar familjet e Sefedin Podës, Skënder Hallunit, Milto Rokës, Eqerem Çaushit e të ndonjë tjetri. Gjithsej ishin 60 familje.
Çfarë u bëri më shumë përshtypje gjatë xhirimit të telereportazhit?
Më kujtohet që në zonën e Ksamilit nuk mund të hyje e të dilje si të doje. Ky ishte një problem më vete. Kishte një postbllok që e pengonte këtë. Madje një nga djemtë e familjes Poda, u ngrit nga Korça dhe erdhi të shikonte se si po jetonin familjarët e tij në Ksamil. Mirëpo qëlloi që te vendi i quajtur Manastiri, ku ishte dhe postblloku i policisë e kontrolloheshin dokumentet, ai u ndalua të vazhdonte rrugën pasi kishte kaluar ora 18.00 i mbrëmjes. Pas kësaj ore për shkak se zona cilësohej si “zonë kufitare” nuk mund të lëvizte askush. Madje edhe ne si grup xhirimi i Televizionit Shqiptar kishim leje të posaçme nga Ministria e Brendshme që mund të xhironim. Kështu që ai u kthye dhe fjeti në një hotel në Sarandë dhe të nesërmen në mëngjes udhëtoi për në Ksamil. Në atë zonë që po popullohej me civilë kishte vetëm reparte ushtarake. Më duhet të them se ushtarët nuk të linin as të bëje plazh në atë zonë, për shkak të rëndësisë strategjike që kishte vendi. Ishte afër me kufirin grek, ndaj dhe masat ishin të rrepta për të ndaluar ndonjë tentativë për kalimin e kufirit.
A kishte marrë formë qyteza në atë kohë?
Vetë telereportazhi titullohej: “Ksamili sot dhe nesër”. Pra perspektiva ishte e së nesërmes. Ksamili në atë kohë ishte plot gurrë dhe shkurre. Kishte nga ato familje që nuk e përballuan dot punën, pasi terreni ishte i vështirë dhe u kthyen andej nga kishin ardhur, por gjithmonë shteti i zëvendësonte me të tjerë të cilët vazhdoni të bënin sistemimin e tarracave. Tokat e reja që u hapën u mbollën me agrume e ullinj. U vunë në funksionim 480 hektar tokë në të cilën u mbollën 90 mijë rrënjë ullinj dhe 180 mijë rrënjë agrume. Në kulmin e prodhimtarisë së tyre nga kjo zonë eksportoheshin për në tregjet e huaja të paktën një mijë ton agrume.
Si është Ksamilin, në objektivin e kamerës tuaj, pas 37 vjetësh?
Mua nuk ma merrte mendja që përgjatë këtyre viteve Ksamili të kishte një zhvillim të tillë. E mbaja mend me gurë e shkurre, por tanimë në bregdet ishte hedhur rërë e bregu ishte krejt i sistemuar. Nëse në ato vite ushtarët nuk të linin të bëje plazh në atë zonë, por sot bregu është shumë i preferuar dhe uji i detit ëhstë kristal i pastër. Në bregdet është bërë një shëtitore që frekuentohet gjerësisht nga pushuesit. Ka dhe dy diskoteka, por nga që janë të paizoluara dhe muzika e tyre jo të gjithë pushuesit i kënaq. Ka prej tyre që shqetësohen. Pra në këtë pikë duhen marrë masa për izolimin e ambjenteve. Për turistët ky vend është i pëlqyeshëm pasi vetëm për pak kilometra ata mund të shkojnë e të vizitojnë qytetin antik të Butrintit. Por dhe në qytetin e Sarandës vetëm pak minuta duhet të mbërrish me makinë.
Ksamili sot
Banorët braktisën bujqësinë dhe iu kushtuan turizmit
Bujar kore thotë se në vitet ’90 Ksamili numëronte të paktën 3500 banorë që kishin ardhur nga Saranda, Gjirokastra, Përmeti, Korça, Kukësi dhe Peshkopia. Më pas ai shton: “Banorët thonë se në këtë zonë ligji 7501 nuk u zbatua. Ndërkohë një pjesë e parcelave me ullinj e agrume u shkatërruan në ngjarjet e vitit 1997. Megjithatë zona nuk e ka më hijeshinë e tarracave të dikurshme, dhe banorët i janë larguar kultivimit të agrumeve. Por atje tanimë po lulëzon turizmi dhe është një zonë shumë e preferuar për shkak se ka edhe katër ishuj të vegjël në të cilët zbarkojnë shumë turisë të ardhur nga Gjermania, Anglia, Italia e Greqia. Zona ka shpëtuar nga ndërtimet e larta, si ato që kanë pushtuar Sarandën dhe po zhvillohet më së shumti një turizëm familjar. Është bërë punë e mirë edhe në infrastrukturë dhe një ndihmë e madhe për zonën ka qenë dhe kryetari i Komunës Besnik Abedini. Por gjithsesi në Ksamil mungon një zyrë turizmi që të ndihmojë turistët për tu akomoduar. Ksamili karakterizohet nga një qetësi absolute dhe nuk të zë syri asnjë polic edhe pse në këto ditë vere në qytezë numërohen mbi 50 mijë banorë e pushues”.
Qyteza bregdetare me katër ishuj
Qyteza e Ksamilit, 7 km larg nga Saranda, ka qenë dhe vazhdon të jetë një ndër më të bukura të Shqipërisë. Gjithçka është krijuar nga dora e njeriut dhe puna ka filluar rreth 45 vjet më parë. Ksamili ndodhet në një gji të mahnitshëm, të quajtur “Gjiri i Tetransive”, vendi është gjelbëruar me gjerdane ullinjsh, portokallesh, limonash dhe pemësh mesdhetare. Ksamili ka 4 ishuj të magjishëm, shkëmborë me origjinë tektonike, apo thënë ndryshe të krijuar nga shkëputjet e tokës prej veprimtarisë së ujërave. E gjithë sipërfaqja e ishujve është 9 hektarë dhe në stinën e verës qindra pushues udhëtojnë me varka të vogla drejt tyre. Ksamili u popullua në fillimin e viteve ‘70, me banorë të ardhur nga krahina të ndryshme të Shqipërisë. Nga 20 godina që ishin deri në vitin 1990, sot janë ndërtuar rreth 400 objekte, ku shumë prej e tyre janë pa leje. Ksamili përfaqëson një prej vendpushimeve bregdetare më të frekuentuara gjatë verës. Qyteza e vendosur në skajin jugor të vendit ofron plazhe të vogla e të pastra, ndër më të bukurat e bregdetit Jonian.

Nessun commento:
Posta un commento