DISCOVER and LOVE ALBANIA. KRIJUAR për t'ju lehtesuar kerkimet e informacioneve rreth Shqipërinë Turistike .... MENDONI sikur i njihni bukurit qe ofron Shqiperia, KENI DèGJUAR për te dhe vendet e saja përrallore. Shqipëria nuk kujtohet vetëm në zemër, NE ju japim mundësin qe te njihni arteriet HISTORIKE & KULTURORE qe shtrihen ne token Shqiptare .
03 agosto 2013
Si të ruheni nga hajdutët e shtepive kur niseni per pushime....
Teksa jeni duke shijuar pushimet e këtij sezoni veror, apo jeni ende duke bërë gati valixhet, me siguri shtëpia mbetet një shqetësim për ju, por a e dini se fqinji juaj mund të jetë po ashtu parandaluesi më i efektshëm kundër vjedhjes së saj?
Mes sugjerimeve se si të ruheni nga hajdutët, ja edhe një këshillë që vjen nga vetë strukturat e policisë.
“Nëse ka mundësi që një komshi aty afër të kontrollojë derën e tyre, atëherë ata që ikin ta porosisin që kur dikush troket në derë dhe pyet a ka njeri këtu, fqinji të thotë që aty janë. Nëse komshiu që ka dijeni për largimin thotë që personi ka 5 ditë që është larguar, atëherë i jep mundësi
Turizmi
Pushimet në qytezën e Ksamilit
Plazhet që nuk duhen frekuentuar
Oferta turistike e Shqipërisë
hajdutit që të hyjë në banesë”, tregon Benet Koka, shef i komisariatit numër 3 të kryeqytetit.
Sipas policisë, referuar rasteve të zbuluara gjatë kësaj vere, është vënë re se hajdutët për disa ditë me radhë i vëzhgojnë grilat nëse janë apo jo të hapura, si një shenjë se në atë banesë nuk ndodhet askush, çka do të thotë për policinë se qytetarët duhet të gjejnë metodat e tyre për të ruajtur banesën.
“Kontigjenti i vjedhjes së banesave i shikon ato në pallat nëse i kanë grilat e mbyllura apo jo, nëse punon kondicioneri apo jo. Në disa raste trokasin nëpër dyer dhe ngjisin aty një letër. Kthehn pas disa minutash dhe nëse letra është akoma aty e kuptojnë që nuk ka njeri. Qytetarët t’i mbajnë hapur grilat”, nënvizon Koka.
Po ashtu policia këshillon: “Dy gjërat kryesore janë: vetë banorët duhet të kenë informacion për të parandaluar vjedhjet dhe e dyta të njoftojnë policinë, të mos e anashkalojnë nëse ndodh diçka. Gjithashtu, nëse largoheni jashtë vendit makinat mos i parkoni në vende publike por në parkime private”. / Top Channel
Iscriviti a:
Commenti sul post (Atom)
Nessun commento:
Posta un commento