12 agosto 2013

Një hapësirë e pamasë ujore, që të magjeps me kaltërsinë e vet, shtrihet sapo kalon zonën kodrinore dhe brezin e gjelbërt të pishave shumëvjeçare, që janë kthyer në një mburojë natyrore për plazhin ende të virgjër të Spillesë, në rrethin e Kavajës.

Një hapësirë e pamasë ujore, që të magjeps me kaltërsinë e vet, shtrihet sapo kalon zonën kodrinore dhe brezin e gjelbërt të pishave shumëvjeçare, që janë kthyer në një mburojë natyrore për plazhin ende të virgjër të Spillesë, në rrethin e Kavajës. 

I njohur deri pak kohë më parë si plazhi i Burkës, rruga e asfaltuar dhe tabelat orientuese e kanë kthyer plazhin e Spillesë në një zonë pushimi të arritshme lehtësisht nga pushuesit, shumë prej të cilëve, pavarësisht mungesës së infrastrukturës turistike, i qëndrojnë besnikë frekuentimit të tij.

Plazhi, që ndodhet rreth 35 km larg qytetit të Durrësit, është një nga më pak të dëmtuarit prej ndërtimeve abuzive në bregdetin e Adriatikut.

Kryeplaku i fshatit 

Spille, Agron Xhelezi, teksa flet për frekuentimin gjithnjë në rritje të plazhit, tregon se në det nuk ka shkarkime të ujërave të zeza, edhe pse kanalizimet mungojnë.

Natyra të ofron pamje magjepsëse, të harruara për plazhet masive të vendit, por ajo që më së shumti preferojnë pushuesit e çdo moshe është qetësia, siguria që ndjejnë ndërsa pushojnë këtu.

Larg ndotjes akustike dhe vizive, plazhi i Spillesë duket se është vendi më i volitshëm për pushime të qeta dhe me çmime të arsyeshme. Në këtë zonë mund të vizitosh edhe plazhe të tjerë të veçantë, si ai i Gjeneralit, plazhin e pafrekuentuar të Farsilukës, atë të Carinës dhe Bardhorit, pa harruar kalanë e Bashtovës. / Top Channel

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate