03 agosto 2013

Pushimet në qytezën e Ksamilit një prej vendpushimeve bregdetare më të frekuentara gjatë verës 2013


Ksamili përfaqëson një prej vendpushimeve bregdetare më të frekuentara gjatë verës. Qyteza e vendosur në skajin jugor të vendit ofron plazhe të vogla e të pastra, ndër më të bukurat e bregdetit Jonian.

Shumë vizitorë e përzgjedhin Ksamilin për magjinë e ishujve dhe qetësinë. Plazhet e vendosura vetëm pak km në jug të qytetit të Sarandës dhe shumë pranë Parkut Kombëtar të Butrintit i lejojnë pushuesve akses të lehtë për këto dy destinacione të jetës së mbrëmjes dhe turizmit kulturor.

Që prej fillimit të muajit maj e deri në fund të korrikut Ksamili u vizitua nga rreth 30 mijë pushues, shifër kjo mjaft e ulët krahasuar me një vit
Turizmi
Si të ruheni nga hajdutët
Plazhet që nuk duhen frekuentuar
Oferta turistike e Shqipërisë
më parë, kue përgjatë gjithë sezonit ky destinacion u vizitua nga rreth 90 mijë pushues.

Pushuesit këtë vit në Ksamil duket se janë nga nacionalitete të ndryshme, por ajo që vihet re është një dominim i pushuesve nga Kosova dhe Maqedonia, si dhe një lloj interesi në rritje i fqinjëve grekë për ta zbulur jugun e Shqipërisë.

“Sa afër e paskëshim pasur këtë vend. Disa miq të mi që kishin ardhur më parë më thanë që është shumë bukur dhe kishin të drejtë. Erdha, do kaloj disa ditë këtu. I gjithë plazhi është shumë i bukur dhe i pastër. Unë jam nga Preveza, nuk jemi shumë larg prej këtej dhe dua t’ju them se vetëm çmimet janë pak “me spec”, gjithçka tjetër është fantastike. Më pëlqen që e kam zbuluar Ksamilin”, tregon Janis Triandafilidhis, pushues grek.

“Shumë mirë. Çmimet janë mirë për ne, kemi marrë një apartament me qera dhe jemi shumë të kënaqur. Edhe deti shumë i mirë”, thotë një pushuese kosovare.

Të gjithë ata që kanë përzgjedhur Ksamilin janë të kënaqur me kushtet. Kreu i komunës Ksamil, Besnik Abedini thotë se prishja e të paktën 40 ndërtimeve pa leje nuk e ka cënuar cilësinë e sezonit.

“Krahasuar me sezonin e kaluar, ardhja e turistëve këtë vit është më e pëlqyeshme. Ardhja këtu nuk varet vetëm nga rritja e çmimeve, pasi çmimet janë stabilizuar, si ato të konsumit, ashtu edhe ato të dhomave”, thotë Abedini.

Kreu i komunës shpreson që plazhet e Ksamilit të tërheqin gjithnjë e më shumë turistë të huaj përveç atyre vendas. / Top Channel

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate