Në adresën e tij personale në “Facebook”, ish-deputeti i Partisë Socialiste, Auron Tare, ka postuar një njoftim, përmes të cilit kërkon të komunikojë me persona që kanë eksperiencë në fushat që lidhen me menaxhimin bregdetar, trashëgiminë kulturore, por dhe zhvillimin e territorit dhe të pronës. “Të dashur miq, kush ka eksperiencë në këto fusha, të më dërgojë një e-mail.
Menaxhimi bregdetar; zhvillimi ekonomik i qëndrueshëm; analiza e mjedisit; planet fizike dhe planet territoriale; ligji i mjedisit dhe pronës; trashëgimia kulturore dhe historike; biodiversiteti dhe mjedisi tokësor dhe detar; planifikimi rajonal dhe qeveria lokale, si dhe ngritja e kapaciteteve dhe edukimi i publikut”, shkruan Tare në adresën e tij në rrjetin social Facebook.
Ditë më vonë është shprehur tepër i habitur në lidhje me interesimin e qytetarëve, duke përmendur faktin se kishte marrë shumë postime nga njerëz me përvojë në këtë drejtim. Ndërkohë pak kohë më parë kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, bëri me dije se qeveria e tij do të jetë e pamëshirshme me çdo ndërtim pa leje në bregdet.
Ky shkrim u botua sot në Shqiptarja.com, versioni print,dt.09.08.2013
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com) - See more at: http://www.shqiptarja.com/aktualitet/2731/tare-kerkoi-ndihme-me-e-mail-per-menaxhimin-bregdetar-171099.html#sthash.u3byCGIo.dpuf
Nessun commento:
Posta un commento