DISCOVER and LOVE ALBANIA. KRIJUAR për t'ju lehtesuar kerkimet e informacioneve rreth Shqipërinë Turistike .... MENDONI sikur i njihni bukurit qe ofron Shqiperia, KENI DèGJUAR për te dhe vendet e saja përrallore. Shqipëria nuk kujtohet vetëm në zemër, NE ju japim mundësin qe te njihni arteriet HISTORIKE & KULTURORE qe shtrihen ne token Shqiptare .
03 agosto 2013
Plazhet që nuk duhen frekuentuar per nga ndotja e larte e ujit ne plazh
Instituti i Shëndetit Publik, me urdhër të Ministrisë së Shëndetësisë ka monitoruar ujërat e plazheve në pikat kryesore që preferohen nga pushuesit.
Këtë vit plazhet me ujë të pastër janë Velipoja dhe Shëngjini, ku nga analizat laboratorike të bëra nga specialsitë të ISHP-së, ujërat e tyre kanë rezultuar pa ndotje.
Ndërkohë që është vënë re përmirësimi i ujit në Currila në Durrës, në plazhin nga Ura e Dajlanit në Plepa, por ka ende pika të tjera të cilat nuk duhen frekuentuar në plazhin e Durrësit.
“Përmirësim i dukshëm krahasuar me një vit më parë
Turizmi
Si të ruheni nga hajdutët
Pushimet në qytezën e Ksamilit
Oferta turistike e Shqipërisë
është bërë në segmentin Ura e Dajlanit-Plepa, pasi është ndërtuar stacioni i trajtimit të ujërave dhe këtu ujërat që më parë derdheshin në det tërhiqen dhe nuk derdhen më. Problematike është zona ku derdhen ujërat e zeza dhe ujërat urbane të plazhit të Shkallnuerit. Aty nuk duhet të bëhet plazh”, deklaron Valbona Bara, shefe e sektorit të ujit dhe sanitetit ISHP.
Edhe në zonën e Golemit ka pika të cilat kanë rezultuar të ndotura për shkak të derdhjes së ujërave të zeza dhe ato urbane. “Vërehen shumë të ndotura ujërat tek Përroi i Agait, pasi është kanali ku shkarkohen ujërat urbane, si dhe tek Mali i Robit, ku është sërish një kanal i ujërave urbane që shkarkohen në det. Njerëzit duhet të lahen larg tyre”, këshillon Bara.
Ndërkohë, në plazhin e Vlorës, analizat laboratorike tregojnë për ndotje të ujit në plazhin e vjetër, ndërkohë që pas ujit të ftohtë deri në Sarandë pushuesit mund të frekuentojnë të qetë të gjitha plazhet e jugut.
“Vërehet ndotje tek Shkolla e Marinës, ku ka shkarkime të ujërave urbane dhe uji na del i ndotur. Ndërsa plazhet pas Ujit të Ftohtë janë shumë të pastra, me plazhin e Dhërmihut, Sarandës e Himarës ku mund të bëhet plazh pa frikë”, shton Bara.
E vetmja pikë që rezulton e ndotur në plazhet e Sarandës është pranë kanalit të Cukës, ku pushuesit duhet të tregojnë kujdes. Nga monitorimi i Institutiti të Shëndetit Publik vihet re një përmirësim i ndjeshëm i ujërave për shkak të ndërgjegjësimit të subjekteve private për të mos shkarkuar ujërat e zeza në det. / Top Channel
Iscriviti a:
Commenti sul post (Atom)
Nessun commento:
Posta un commento