08 agosto 2013

Ujëra të ndotura në Durrës,Banorë dhe pushues të zonës së Shkëmbit të Kavajës e Golemit prej ditësh ankohen për situatën në këtë pjesë të bregdetit të Adriatikut.


Banorë dhe pushues të zonës së Shkëmbit të Kavajës e Golemit prej ditësh ankohen për situatën në këtë pjesë të bregdetit të Adriatikut.

Ndonëse sezon turistik, këtë verë, ndotjes së ujërave detare, pasojë e mosvënies në funksionim të rrjetit të ujërave të zeza u është shtuar edhe mungesa disa-ditëshe e ujit dhe herë pas here ndërprerja e energjisë elektrike.

Më të tronditur nga situata janë emigrantët që vijnë të kalojnë pushimet në vendin e tyre, ku kanë blerë dhe apartamente në plazh. Situata për ta ka ardhur drejt përkeqësimit nga viti në vit.

Etjen e verës përpiqen ta shuajnë autobotet me ujë të pijshëm qe shihen si zgjidhja e vetme, si nga operatoret turistike, ashtu dhe nga qytetaret. / Top Channel

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate